Connect with us

Bota

Tregtonte drogë në Itali, i riu shqiptar vihet në pranga

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari ishte raportuar se kishte bërë lëvizje të çuditshme, dhe takime të shpeshta me persona të ndryshëm.

Aktivitetet e kontrollit përfunduan pasditen e së hënës, kur agjentët vendosën të ndërhynin duke trokitur në dhomën e hotelit ku ndodhej shqiptari, për një identifikim të thjeshtë personal.

Gjatë kontrollit, punonjësit e policisë lokale kanë vënë re në tavolinën e dhomës praninë e drogës dhe një peshore preçize. Nga aty ka nisur kontrolli i dhomës, me urdhër të Prokurorit Publik, i cili zbuloi 11 gramë kokainë, e ndarë dhe e përgatitur në doza gati për shitje, një pjesë e tërë e lëndës narkotike të llojit hashash prej 5.30 gram. Materiali i sekuestruar, iu shtua edhe shuma prej 460 eurosh e gjetur në dhomë, e konsideruar si të ardhura të trafikut të drogës.

Bota

“Territoret që ka uzurpuar Ukraina nuk i dorëzojmë kurrë”, Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”

Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram.

“Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, tha ajo.

 

 

Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.

Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska.

“Mundësia e veprimeve ligjore [kundër konfiskimit të aseteve ruse] do të jetë shumë e hapur”, tha ai.

“Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht”, shtoi ai.

Continue Reading

Bota

Ministri gjerman paralajmëron: Synimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner deklaroi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse ajo është vija e parë e mbrojtjes sonë kundër Putinit. Përmes pushtimit të Ukrainës, që e nisi më 2022, Putini dëshiron “të na sulmojë të gjithëve dhe mënyrën e jetës sonë”, u shpreh Lindner.

“Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina. Qëllimi i tij është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi ne. Dhe ai kurrë nuk duhet të ketë sukses në këtë gjë”, shtoi ai.

Për këtë arsye, Linder theksoi se Gjermania dhe aleatët e saj duhet të përmirësojnë aftësitë për mbrojtje.

Gjermania ka miratuar fondin special prej 100 miliardë eurosh për përditësimin e ushtrisë, i cili do të përdoret brenda disa vitesh.

Continue Reading

Bota

‘Na furnizoni’/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim

“Terrori rus ekziston vetëm sepse ne kemi më pak armë dhe zgjidhje për të mbrojtur jetën, sesa Rusia ka kapacitetet për të shkatërruar.

Të gjithë e dinë se sa efektivë janë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T, NASAMS, Hawk dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore .

Ne kemi nevojë për ato këtu në Ukrainë: në Kharkiv, Dnipro, Odesa, Mykolaiv, Kherson, Donbas dhe qytete të tjera që vuajnë nga sulmet ruse”, ka shkruar në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.“Çdo lider, çdo shtet, çdo ambasador që na ndihmon me mbrojtjen ajrore tani  nuk është vetëm një shpëtimtar, por edhe dikush që zvogëlon tundimin rus për luftë.

Sa më pak të arrijë Kremlini përmes terrorit, aq më shumë do të jetë i interesuar për të gjetur paqen. Ne duhet ta detyrojmë Rusinë në këtë së bashku”, shton ai.

Continue Reading

Bota

Sondazhi dramatik i Gallup: Biden presidenti më pak i popullarizuar amerikan në 70 vitet e fundit

Sipas rezultateve të sondazhit më të fundit të opinionit publik, presidenti aktual i SHBA-së, Joseph Biden është presidenti më pak i popullarizuar i SHBA-së në ’70 vitet e fundit me 38.7%, madje edhe nën nivelin e mbështetjes që kishin dikur Richard Nixon dhe Jimmy Carter. –

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Biden 81 vjeç mori mbështetjen e 38.7 për qind të të anketuarve, tre për qind më pak se mbështetja që pati presidenti George HW Bush në të njëjtën periudhë të mandatit të tij, sipas një sondazhi të agjencisë Gallup, raporton New York Post.

“Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve, Biden qëndron në një pozitë më të dobët se çdo president i mëparshëm”, përfunduan anketuesit e Gallup.

I njëjti sondazh tregon se ish-presidenti Donald Trump, i cili po konkurron me Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, mori mbështetjen e 46.8 për qind të të anketuarve.

 

 

E përditshmja e Nju Jorkut thekson se të dy presidentët (jopopullorë) Nixon dhe Carter kishin më shumë mbështetje se Biden, përkatësisht me 53.7 për qind dhe 47.7 për qind, ndërsa Presidenti Dwight Eisenhower kishte mbështetjen më të madhe në 70 vitet e fundit me 73.2 për qind.

Rezultatet e sondazheve të Gallup për mbështetjen publike për presidentët amerikanë, të cilat janë kryer që nga fillimi i mandatit të Eisenhower në 1952, janë një tregues i fortë i suksesit për kandidatët që kërkojnë të fitojnë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, sipas New York Post.

Continue Reading

Bota

Zbulimi amerikan mendon se vrasja e Aleksei Navalnit ndoshta nuk u urdhërua nga Putin

Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën, agjencitë amerikane të zbulimit kanë dalë në përfundimin se ndoshta presidenti rus Vladimir Putin, nuk ka urdhëruar vrasjen e politikanit opozitar Aleksei Navalnit në muajin shkurt ndërsa ai ndodhej në një burg në Arktik.

Aleksei Navalni, vdiq në moshën 47 vjeçare. Ai ishte kritiku më i fortë në vend i Vladimir Putinit. Aleatët e tij, të cilësuar si ekstremistë nga autoritetet, akuzuan presidentin rus për vrasjen e tij dhe kanë thënë se do të ofrojnë prova për të mbështetur pohimet e tyre.

Kremlini ka hedhur poshtë çdo përfshirje në vrasjen e Aleksei Navalnit. Muajin e kaluar, Vladimir Putini e quajti vdekjen e politikanit opozitar diçka “të trishtueshme” duke shtuar se ai ishte gati ta shkëmbente atë me Perëndimit me kushtin që zoti Navalni të mos kthehej më në Rusi. Aleatët e zotit Navalny kanë thënë se ishin duke u zhvilluar bisedime mbi këtë çështje.

Në shkrimin e saj gazeta ‘Wall Street Journal’ citonte persona të paidentifikuar që ishin në dijeni të raportit të agjencive amerikane të zbulimit, që sipas tyre kishin arritur në përfundimin se Vladimir Putini ndoshta nuk kishte urdhëruar që zotit Navalni të vritej.

Gazeta shkruante më tej se me këtë përfundim Uashingtoni nuk po e shfajësonte udhëheqësin rus nga përgjegjësia e përgjithshme për vdekjen e zotit Navalni, duke pasur parasysh se politikani opozitar kishte qenë për vite me radhë në shënjestër të autoriteteve ruse, ishte burgosur nën akuza që Perëndimi i ka cilësuar si të motivuara politikisht, si dhe ishte helmuar në vitin 2020, me një agjent nervor.

Kremlini mohon përfshirjen e shtetit në helmimin e vitit 2020.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të shtunën se kishte lexuar artikullin e gazetës, duke shtuar se ai përmbante “spekulime boshe”.

Nuk mendoj se është material me cilësi të lartë që meriton vëmendje“, u tha ai gazetarëve kur u pyet për këtë çështje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njoftoi se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur njoftimin e gazetës, që citonte burime sipas të cilave, gjetjet ishin “pranuar gjerësisht brenda komunitetit amerikan të zbulimit dhe ishte ndarë nga disa agjenci, përfshirë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA-n), Zyrën e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar si dhe Njësinë e Zbulimit në Departamentit të Shtetit”.

Të njëjta burime i thanë gazetës se vlerësimi amerikan u bazua në një sërë informacionesh, disa prej tyre të klasifikuara, si dhe në një analizë të fakteve publike, përfshirë kohën e vdekjes së zotit Navalni dhe tek mënyra se si ngjarja sfumoi rizgjedhjen e zotit Putin në mars.

Gazeta citonte gjithashtu një ndihmës i lartë të zotit Navalni, Leonid Volkovin, i cili i quajti gjetjet e zbulimit amerikan, naive dhe qesharake./VOA

Continue Reading
Advertisement

TRENDING