Connect with us

Bota

Trump: Irani mos të tarifojë anijet në Hormuz, Izraeli nën alarm, Hezbollahu sulmet me raketa

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump po e paralajmëron Iranin që të mos vendosë tarifa për anijet që kërkojnë të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.
“Ka raportime se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Më mirë të mos e bëjnë dhe, nëse po e bëjnë, më mirë të ndalojnë tani sa nuk eshte vone” – deklaroi Trump
Në një seri postimesh në Truth Social, Trump tha se Irani po bën një “punë shumë të dobët” në menaxhimin e kësaj rruge ujore, përmes së cilës kalon 20% e naftës dhe gazit në botë.
Nderkohe disa vende po shqyrtojnë mënyra për të kompensuar mungesat e mundshme të karburantit. Japonia po planifikon të çlirojë më shumë nga rezervat e saj të naftës, ndërsa kryeministri i Australisë po udhëton drejt Singaporit me shpresën për të siguruar më shumë furnizime.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Izraeli ka aktivizuar alarmin ajror pas lëshimit të raketave nga Libani. Hezbollahu publikoi disa deklarata në Telegram duke pretenduar se kishte lëshuar tri valë sulmesh me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit kundër ushtarëve izraelitë në të dy anët e kufirit, si dhe kundër një qyteti në veri të Izraelit.
Ndërkohë, Netanyahut i është kërkuar nga Trump që të zbusë sulmet ndaj Libanit për të ndihmuar me bisedimet për paqe.
Zëvendëspresidenti JD Vance pritet të udhëtojë në Pakistan, ku anëtarë të administratës Trump do të nisin bisedime paqeje me Iranin këtë fundjavë.
Mediat iraniane raportojnë se ish-ministri i Jashtëm Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga një sulm, të ndodhur më herët gjatë këtij muaji. Ai “ishte plagosur rëndë”, kurse bashkëshortja e tij humbi jetën.
Kharrazi njihej në skenën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit dhe këshilltar i ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në 2005.

Advertisement