Bota
Turqi, shpëtohet një grua nga rrënojat 17 orë pas termetit
Një grua e moshës 50-vjeçare u shpëtua sot 17 orë pasi termeti goditi provincën turke Izmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Nurcan Tosun u shpëtua nga rrënojat në rrethin Seferihisar.
Së paku 25 veta kanë humbur jetën dhe 804 të tjerë janë lënduar nga termeti me magnitudë 6,6 ballë që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë.