Kronike
U aksidentua në minierë, humb jetën 52-vjeçari
Një 52-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë. Mësohet se bëhet fjalë për Kujtim Lilin nga Klosi. 52-vjeçari punonte si zjarrmëtar një galeri private në Zonë të Parë në Bulqizë.
Nga informacionet e para rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.
NJOFTIMI
“Bulqizë/ informacion paraprak
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”
Kronike
Furgoni me pasagjerë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi
LEZHË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.
Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
Kronike
63-vjeçari në Lushnje lë shtatzënë vajzën me probleme, e josh me molto
Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rëndë. 63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë si pasojë e këtij raporti.
Mamaja e vajzës tregon se ajo e mori vesh dy javë më parë, pasi vajzës nuk po i vinte cikli.
Nëna e vajzës: Ky rri në lagje tjetër.
Gazetari: Këtu afër…? Si e ka emrin, mbiemër?
Gazetari: Po vajza si është ? Është 2 muaj shtatzënë? Po kur e morët vesh ju?
Pasi foli me vajzën, e ëma thotë se komshiu i tyre, Luan Topi, e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë, me të cilin transportonte pjeshkë, ditën e pazarit.
Gazetari: Do na tregosh pak për këtë Luanin ti?
Vajza: Po iknim për në pazar. Ai më kapi.
Gazetari: Të kapi me dorë ë?
Vajza: Po!
Gazetari: Pastaj ku të çoi?
Vajza: Te furgoni i vet.
Gazetari: Po furgonin e ndezi, iku diku tjetër?
Vajza: Jo, aty.
Gazetari: E çfarë bënte?
Vajza: Hoqi br*kët.
Gazetari: Hoqi mbathjet ë?
Vajza: Po.
Gazetari: Sa herë e përsëriti këtë gjë?
Vajza: Dy herë.
Gazetari: Atë ditë apo ditën tjetër?
Vajza: Jo ditën e dytë.
Gazetari: Si i the mamit ti? Direkt apo më vonë?
Vajza: Më vonë.
Gazetari: Po përse nuk i the direkt? Kishe turp?
Vajza: Kisha turp.
Gazetari: Çfarë gjëje të dha që ti shkove me të?
Vajza: Molto, pesëqindëshe.
I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici.
“Më dha në fund 1 milion Lekë, unë nuk pranova. Çuni i Luanit. Po të jap 1 milion që të mbyllim çështjen. Unë nuk e mbylla çështjen fare, unë nuk pranova dhe vajta direkt në polici. Mora një 5 mijë lekëshe borxh tek kjo komshija dhe ika. Nuk kishim lekë fare”, tha ajo
Sot i akuzuari Luan Topi është në gjendje të lirë.
Sipas informacioneve, Policia e Lushnjes ka bërë procedurat paraprake ku ka marrë denoncime dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për këtë ngjarje. Vajzës i është bërë edhe një kontroll në maternitet.
Ajo që nuk kemi informacion nga policia e Lushnjes është marrja e mostrës së ADN-së për të parë nëse embrioni që mban në bark 24-vjeçarja ka si atësi Luan Topin apo dikë tjetër. Eksperti Xhevahir Celoaliaj sqaron se Prokuroria e Fierit duhet të urdhërojë bërjen e analizës së AND-së.
“Në laborator si laboratori i ADN në Forensic Center Albania, por besoj se edhe në çdo laborator tjetër më të madh apo më të vogël nga ana e aktiviteteve që kryejnë mund të përcaktohet atësia e fëmijës edhe në fetus. Kjo bëhet nëpërmjet të paktën përdorimit të dy metodave. Nëpërmjet marrjes së mostrës biologjike, gjakut të nënës ose direkt nga nëna merret lëngu amniotik i cili shërben si bazë për të nxjerrë profilin e ADN-së së fetusit që rritet në barkun e nënës. Organi i procedimit që vendos për kryerjen e kësaj analize urdhëron një specialist gjinekolog të fushës që të bëjë të mundur marrjen pa e dëmtuar, pa e rrezikuar as nënën, as fetuesin dhe të marrin sasinë e nevojshme sipas rakutimeve që bëhen me ekspertët tanë që mund të bëjnë këtë analizë, e cila mund të bëjë përcaktimin e atësisë së atij fëmije që po rritet në barkun e nënës”, tha ai.
Shërbimi Social në Bashkinë e Lushnjes ka qenë inekzistent dhe nuk e ka trajtuar këtë rast, por është mjaftuar me dhënien e disa pakove ushqimore për familjen e vajzës.
Shërbimi Social Fier-Shegan: Ne e kemi ndihmuar me pako ushqimore. Vazhdon të marrë përsëri ndihmën ekonomike, siç është trajtuar.
Gazetari: Po në lidhje me abuzimin që është shtatzënë.
Shërbimi Social Fier-Shegan: Sot më ka ardhur nëna, më ka kërkuar, që vajza nuk vjen dot të firmosë, për ndihmën ekonomike…patjetër i thashë,- do të sjell unë dikë në familje dhe do firmosi atje.
Gazetari: Është abuzuar seksualisht nga një 63-vjeçar dhe ajo është me aftësi ndryshe. Çfarë ndodh me këto raste?
Shërbimi Social Fier-Shegan: Zotëri! Me këto merret policia. Vajza nuk është me kartelë, me dosje, si i sëmurë mendor pranë Zyrës Ekonomikë në Fier-Shegan. Nuk trajtohet si e tillë.
Sipas Shërbimit Social dhe Psikologes së Bashkisë, vajza 24 vjeçe nga Barbullinja, nuk figuron me dokumente si me probleme mendore. Kjo kleçkë është përdorur që çështja të hetohet si një rast normal i një raporti seksual.
Psikologia e Bashkisë Lushnjë: Jam Elisabeta, psikologia e Bashkisë Lushnjë. Gjatë përgjigjeve, që vajza kthente, ishte e vonuar në përgjigje dhe përsëriste gjatë gjithë kohës, prandaj nuk mund të jap një deklaratë të tillë.
Kronike
EMRAT/ Trafikuan 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali, në pranga 2 shoferët shqiptarë
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke trafikuar 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali.
Policia sekuestroi 23 kg kokainë dhe 3.5 kg heroinë, dyshohet se u trafikua nga Shqipëria me autobus.
Lajmi në përditësim…
Kronike
Vra*u burrin e dashnores, e shkuara e errët e Jakup Shahut që masa*kroi gruan në Tiranë
52-vjeçari Jakup Shahu, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu, 46 vjeçe në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Tiranë, duke e plagoasur rëndë, është me precedent të theksuar kriminal.
Në vitin 2011, Jakup alias Arben Shahu është dënuar me 13 vite burg për vrasjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Arjan Mejdani, ngjarje kjo e ndodhur më 7 shtator 2011, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom. Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen.
Në atë ngjarje mbetën të plagosur dhe babai i viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi, të cilët janë qëlluar nga Agron Isiu, i përfshirë në sherr.
Vrasja e 28-vjeçarit Mejdani dhe plagosja e dy të tjerëve, sipas autoriteteve policore kishte ndodhur për motive xhelozie. Nga të dhënat hetimore të mbledhura nga oficerët e seksionit të krimeve kundër jetës mësohet se autori i ngjarjes, Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani.
Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit. Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.
Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.
Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.
Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre. Nga plumbat janë plagosur rëndë Arjan Mejdani, babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati, Arben Muharremi. Arjan Mejdani ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Bold News
Kronike
Tiranë/ Burri qëllon gruan me thikë në qafë dhe trup, dërgohet në spital! Arrestohet 52-vjeçari
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Ndërkohë, 52-vjeçari J.Sh., është arrestuar nga Policia. Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
-
Pinknews19 hours ago
A do të shfaqet partneri i Eglës në finalen e madhe? Zbulohet emri i të dashurit të aktores
-
Bota20 hours ago
Panik dhe tmerr në avion/ Pasagjeri pret damarët, bën bën ulje emergjente në Rinas
-
Kronike18 hours ago
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, 18 vite burg për ish-policin Tase
-
Politike21 hours ago
Nga hetimi i Berishës te inceneratorët/ Noka ‘breshëri’ pyetjesh, Dumani: S’jam nën presion
-
Kronike16 hours ago
E rëndë/ U rrëzua duke punuar në kopsht, humbet jetën 82-vjeçarja
-
Kronike16 hours ago
Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet nga plagosja në Durrës
-
Politike20 hours ago
Pse po goditen të gjithë, por jo Rama?/ Dumani: S’plotësojmë orekset mediatike
-
Politike20 hours ago
A ka ndërhyrë Greqia tek dosja Beleri? Dumani: Nuk ka shanse, i bindemi vetëm…