Connect with us

Kronike

U ekzekutua në Greqi, 41-vjeçari shqiptar i dënuar më parë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku dy shqiptarë humbën jetën dhe një person i tretë mbeti i plagosur.

Mësohet se Kreshnik Çerçizaj, një nga viktimat, ishte dënuar në lidhje me një ngjarje në vitin 2002. Ai ishte dënuar me 18 vite burg për një tragjedi të ndodhur në kanalin e Otrantos, ku një skaf në pronësi të tij që transportonte klandestinë drejt Italisë, në përpjekje për t’i shpëtuar Guardia di Finanzias është përplasur dhe dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u lënduan.

Ai kërkoi që të mos ekstradohej pasi do të gjykohej për arsye politike dhe se në burgun ku do të dërgohej në Shqipëri mbizotërojnë kushte çnjerëzore. Të dyja arsyetimet u hodhën poshtë nga gjykata greke e cila i quajti të pabazuara.

Ndërkohë, vendimi i dënimit të tij në Shqipëri u parashkrua pas ankimimeve të tij në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë.

Kronike

Humb jetën punonjësi i një lavanderie në Tiranë, çfarë dyshohet

Mesditën e sotme një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet.

65-vjeçari ishte punonjës i lavanderisë ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

EMRAT/ Gjenden të vdekur burrë dhe grua në Dropull

Burrë e grua, të moshuar, janë gjetur  të pajetë ne fshatin Bodrishtë në Bashkinë Dropull.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe.

Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 masa arresti, ekzekutohen 25 prej tyre

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate.

Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.

Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë.

 

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING