OPINION
Veriu i Kosovës – Interes jetik i Kombit
Përpjekja për ta kthyer Serbinë kah Perendimi, duke e shkëputur atë nga ndikimi rus, është dezulizion. Ky dezuliyion tashmë e ka përmbysur pozicionin amerikan kundruall Kosovës, por ai asesi nuk do të duhej ta mbërthente Tiranën zyrtare.
Nga Sadri Ramabaja
Ky ishte reagimi i kryeminsitrit të Shqipërisë politike, Edi Rama, pas ngjarjeve të së premtes në veriun e Kosovës:
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.”
Ta krahasojmë këtë deklaratë me atë të deputetes konservatore për Rutland dhe Melton dhe Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një postim në Twitter ka deklaruar se: “qëndrimi që po mbahet ndaj Kosovës është joproporcional. Mungesën e bllokimit ndaj Beogradit tregon mungesë ekuilibri dhe moskoherencë strategjike.”
Kosova të premtën përmbushi detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Kryemisnistri Rama ra në lajthitje të inercionit tipik të apologjetëve të Vuçiqit që ka kohë veprojnë brenda korpusit politik shqiptar. Në këët amoralitet politik duket se e tërhoqi edhe inercioni tipik I shtetarëve shqiptarë të këtyre dekadave që ata më shumë janë vasal se sa shtetar.
Diplomacia perendimore për interesa të pastra geopolitike ka kohë që ka paralajmruar rishikimin e qëndrimit ndaj Serbisë, me kushtin që ajo të shkëputet nga ndikimi rus. Ky qëndrim politik tepër gjenerues u reflektua qartë edhe gjatë procesit sa u arrit marrëveshja e Brukselit (27 shkurt 2023) dhe ajo e Ohrit (18 mars 2023). Nuk ka se si shpjegohet ndryshe tolerimi i Aleksandër Vuçiqit, madje edhe atëherë kur ai fyente rënd diplomacinë perendimore.
Arsyen reale të kësaj sjellje duket se e shpjegon më së mirë analistja amerikane, Ivana Stradner. Në një prononcim të saj së fundmi, ajo potencon qartë se, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin, në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor. Vuçiqi ia ka dalë ta bind diplomacinë perendimore se është ai i vetmi politikan në Serbi, që kontrollon gjendjen pavarësisht ndeshtrashave të mëdha që I sjell prezenca ruse, prandaj ai paskërka nevojë të mbështetet!
Shteti po bën përpjekje krejtësisht normale, kushtetuese, që të zbatojë të drejtat e tij në tërësinë e tij.
Në prag të zhvillimeve politike me interes të theksuar për të ardhmen e Republikës, interesi nacional kërkon qëndrim unik të koordinuar mes Tiranës e Prishtinës.
Do të ishte krejtësisht në përputhje me logjikën dhe thirrjen e momentit historik që kryeministri i Shqiprësië politike, Edi Rama, pas urdhërit të Vuçiqit për marshim të ushtrisë drejt kufijve të Kosovës, të ishte zëri i Kombit.
Ai do të duhej pa humbur kohë të ftonte ambasadorin serb në audiencë dhe t’i dorëzonte një notë proteste.
Fill pas saj ai do të duhej të paralajmronte hapat tjerë për të paralajmruar partnerët tanë se reagimi ndaj kërcnimeve të Beogradit do të jetë i tërë Kombit.
Veriu i Kosovës duhet të trajtohet ashtu si është: INTERES JETIK I KOMBIT, rrjedhimisht i pacenueshëm.
Është koha që kryeministri i Shqipërisë politike të marrë iniciativën për krijimin e Komandës së Përbashkët të dy ushtrive tona dhe të paralajmroj referendumin për krijimin e Federatës Shqiptare.
SHBA-të kanë keqëvlerësuar ndërkohë situatën në Kosovë dhe raportet e saj me serbët dhe Serbinë. Kërkesa për tërheqjen e Policisë, respektivisht Njësive Speciale të saj nga veriu, tok me largimin e kryetarëve nga institucioni i Komunës, në përputhje të plotë me ultimatumin serb, e bën të pashmangshme autonomin territoriale të serbëve në veri. Aneksimi i plotë i veriut të Republikës, pas këtij kamuflimi të përkohshëm nën statusin e autonomisë, do të ishte hapi pasues pas një periudhe që do ta gjykonte Beogradi si “të arsyeshme“.
Administrata amerikane ndërkohë, respektivisht segmente të saj që drejtoojnë DASH, tashmë janë pozicionuar pro Serbisë. Këtë shqeto e pohoi në intervisëtn e gjatë dhënë RTK-së këtë të martë që lamë pas, profesori amerikan Daniell Server. Në themel të këtij pozicionimi janë interesat gjeopolitike të bazuara në deziluzionin për gjoja pozicionimin e pritshëm të Serbisë pro Perendimit dhe kështu shkëputjen e saj përgjithmonë nga ndikimi rus.
Këto segmente të DASH-it tashmë po mbështesin tërësisht projektin e Botën Serbe. Nuk është e qartë ende se a qëndrojnë në këtë linjë edhe agjencitë e inteligjencës?
Terroristët e dirigjuar nga Aleksandër Vuçiqi në veri të Kosovës kërcënojnë paqen, ndërkaq qeveria dhe kryeministri i Kosovës akuzohen! Në kor hidhet edhe kuaziopozita kosovare parlamentare, që është nusprodukt i krimit dhe koketimit për njëzetë vjet me bandat në veri dhe vet instrumentin politik të Beogradit të instaluar në Kosovë – Listën Serbe, duke ngatrruar luftën për shtet me atë për pushtet!
Në këtë situatë javët dhe muajt në vijim do të jemi dëshmitarë të rishikimit të hartës politike të Ballkanit Perendimor në dobi të Serbisë. Rezistenca megjithë mbështetjen ameriakne për këtë proces, do të jeët e madhe. Bota Serbe është vështirë të pranohet pa një luftë të re, që duket se mund të filojë në veriun e Kosovës, por që flakët e saj do ta përfshijnë gjithësesi edhe Malin e Zi, Bosnjën, por me gjasë edhe Maqedonin e Veriut.
Por, nëse lufta do të shpërthej sërish në këtë hapësirë të Europës pas 25 viteve, ajo do të ishte e paparashikueshme që të mbahet e lokalizuar, siç ndodhi gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë.
Në kohën kur Kombi ka nevojë për unitet veprimi dhe trajtim të veriut të Kosovës si interes jetik të tij, po ndodhë e kundërta. Twitri i kryeministrit Rama dhe veprimet e disa figurave publike në Kosovë, po dëshmon , pikërisht atë që paralajmronte Fishta ynë “Shqiptarët janë bash njashtu si i do hasmi”! Maskat po bien.
OPINION
Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Nga Arber Cejku
OPINION
‘Kryeministri i shikon vartësit si minj’/ Reagim i fortë nga Endi Tafani
OPINION
Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës
Çfarë na kanë mësuar tragjeditë si ajo e Shkodrës
1. Ajo që thuhet ditën e parë është e paplotë. Komunikatat, lajmet dhe deklaratat e ditës së parë janë shpesh kontradiktore dhe rrallë “qëllojnë në shenjë”.
2. Nuk ka vetëm një shkak. Tragjeditë rrallë kanë një arsye të vetme. Fokusi vetëm te një shkak çon në shpjegime të thjeshtëzuara dhe të mangëta.
3. Reagimi politik dhe institucional mbetet vetëm në nivel retorike. Përgjigja nga politikanët dhe institucionet shpesh mbetet te fjalët, me deklarata ku dënohet dhuna, apo me thirrjet për ndëshkim nga drejtësia.
4. Etika, është gjëja e fundit që i shkon në mendje medias. Në ngutin për të raportuar mbi një tragjedi, sensacionalizmi merr përparësi ndaj etikës. Fotot, videot, raportimi i detajuar apo edhe spekullativ ndikon jo vetëm te familjarë e përfshirë në tragjedi.
5. Rrënjët e krizës familjare, shoqërore, institucionale dhe politike mbeten të pa analizuara.
6. Reagimi opinionit, i shpejtë por sipërfaqësor. Pas një tragjedie, shpesh ka një valë empati dhe solidariteti, por kjo valë fillestare zbehet shpejt. Vëmendjen e opinionit e marrin “skandalet e radhës”
7. Ekspertët flasin, por nuk degjohen? Në ngjarjen e Shkodrës disa ekspertë (psikologë dhe sociologe) analizuan shkaqet dhe dhanë një tablo më të gjerë të rrënjëve të tragjedisë. Fatkeqësisht, nuk i dëgjon kush deri në tragjedinë e radhës.
8. Përgjegjësia mungon—Fillimisht, bëhen thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi. Por me kalimin e tri ditëve prozhektorët e medias kalojnë në skandalin e radhës dhe zelli për të gjetur përgjegjësit tretet si vesa mëngjesit.
9. Fatalizmi i pa shmangshëm. Kur mbetesh te konstatimi dhe te veprimet “më ka çu nona me la gojën”, nuk ka asnjë shpresë për ndryshim.
10. Në pritje të tragjedisë së radhës. Në mungesë të reflektimit dhe veprimit tragjedia e radhës është çështje kohe.
OPINION
“Veliaj është gati t’i japë SPAK-ut edhe godinën e Bashkisë, veç mos e arrestojnë”
Jurisati Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e djeshme të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në një prej televizioneve të tij, ku tha se ka bërë shumë për SPAK, duke e ndihmuar me dhënien e godinës së ish-Ujësjelljësit, në mënyrë që “kolegët e BKH-së, të punojnë në kushtet njerëzore”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan me ironi se Veliaj është i gatshëm t’i dhurojë edhe godinën e Bashkisë së Tiranës, SPAK-ut, vetëm që ata të mos e arrestojnë.
“Jo godinën e ujësjellësit por edhe godinën e bashkisë i jep SPAK-ut në këto momente AliBabVeliaj.
Mor po del në zyrë me qera në Vorë po qe nevoja, veç mos e arrestojnë…”, shkruan Manjani.
OPINION
Kush po e drejton botën?
Ditmir Bushati bisedoi në podcastin e tij Public Square me Ian Bremmer, një shkencëtar politik mjaft i spikatur, jo vetëm në SHBA, por edhe jashtë saj. Bremmer është president themelues i kompanisë “Eurasia group”, një kompani konsulence, e cila merret me analizimin e risqeve në mbarë botën. Ian, në të njëjtën kohë, është edhe themelues e drejtues i medias digjitale “GZERO”
Bushati dhe Bremmer diskutuan mbi cështje të rëndësishme të cilat janë kryefjalë e opinionit publik ndërkombëtar, duke nisur nga beteja presidenciale Biden-Trump në SHBA, e cila do të jetë përcaktuese për disa konflikte dhe për mjedisin e ri gjeopolitik, por edhe cështje që kanë lidhje me demokracrinë, me sundimin e së drejtës, me ekonominë, me inteligjencën artificiale dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike, me rolin e organizatave ndërkombëtare, me rolin e kompanive ndërkombëtare, dhe ndikimin që ato kanë në sjelljen njerëzore, politike, ekonomike, shtetërore dhe jo vetëm.
Biden apo Trump? Cfarë duhet të presim prej tyre?
Bushati dhe Bremmer diskutojnë mbi procesin zgjedhor të muajit nëntor në SHBA të cilat kanë rezervuar një ripërballe Biden-Trump. Bashkëbiseduesit bien dakord që këto zgjedhje kanë një ndikim të madh, si në planin e brendshëm ashtu dhe në rrafsh ndërkombëtar. Në planin e brendshëm, kjo garë do të shoqërohet me një mjedis disinformimi dhe disinformimi të perceptuar, ku amerikanët nuk pranojnë shumicën e gjërave që dëgjojnë nga pala tjetër kundërshtare në politikë. Është një betejë shumë e ashpër, ku shumica e amerikanëve gjithnjë e më shumë nuk besojnë te vlerat dhe institucionet që përfaqëson vendi i tyre.
Bushati dhe Bremmer diskutojnë mbi atë cfarë do të ndodhë në Europë dhe më tej dhe në Azi, nëse fitues i këtyre zgjedhjeve rezulton ish-Presidenti i SHBA-ve. Sipas Bremmer, do të ketë shumë më tepër mungesë stabiliteti, paqëndrueshmëri, pasiguri nga shtetet më të fuqishme të botës.
Sipas tij, katër janë frontet kryesore të tensionit gjeopolitik që do të vijnë nga zgjedhja e Trumpi-it, mbi të cilat ai do të vendoste shumë më tepër presion ndaj secilit prej tyre. Në rastin e Lindjes së Mesme, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë në favor të SHBA-ve. Në rastin e Europës dhe Ukrainës, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë kundër SHBA-ve dhe NATO-s. Kina është tërësisht një mister. Gjithçka mund të ndodhë. Kina mund të përfundojë në një luftë shumë më të madhe me SHBA-në, ose me një ekonomi më të dobët. Dhe me një Azi në një mjedis gjeopolitik sfidues, ata mund të tërhiqen në përpjekje për të gjetur një mënyrë për ta pranuar situatën dhe për t’i mbajtur marrëdhëniet të stabilizuara.
NATO këtë vit shënon përvjetorin e 75-të të themelimit dhe Bushati e Bremmer bien dakord që viti i shkuar ka shënuar kulmin e kësaj aleancë në dekada. NATO po dobësohej përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në vitin 2022. Pavarësisht se lufta filloi në vitin 2014, europianët nuk po shpenzonin, dhe sigurisht nuk po angazhoheshin për ta bërë Ukrainën apo Gjeorgjinë pjesë të NATO-s në një të ardhme të afërt. Rusia e shfrytëzoi këtë gjë. Më pas, Rusia bëri atë gjë që nuk duhej ta kishte bërë kurrë. Sun Tzu ka thënë: “Mos e ndërprit kundërshtarin teksa është duke bërë gabime”. NATO po dobësohej, kishte më pak mbështetje, Franca po fliste për autonomi strategjike, Trump po thoshte se ndoshta nuk duhej të angazhohej më në aleancë, dhe më pas Putin pushton Ukrainën, gjë që e bashkoi NATO-n. Kjo bëri që Suedia dhe Finlanda të donin t’i bashkoheshin NATO-s. Kjo situatë bëri që të gjithë të shpenzonin më shumë, bëri që Gjermania të fliste për një Zeitenëende (pikë kthese). Por, vijon Bremmer, dy vite më vonë, Rusia ka më shumë vëmendje ndaj Ukrainës, janë më të duruar dhe të gatshëm të durojnë më gjatë, sesa më shumë – jo të gjithë – por më shumë aleatë të NATO-s. Fatkeqësisht, në vitin 2024 nuk po shikojmë atë pikën kulmore të NATO-s që pamë në vitin 2023.
Komunitet i mbrojtjes së BE-së?
Bremmer beson se Bashkimi Europian ekziston si një komunitet politik, është eksperimenti më i suksesshëm i qeverisjes mbikombëtare në botë, në ditët e sotme, por shpreh rezerva nëse do të jetë po kaq i suksesshëm me ngritjen e komitetit të mbrojtjes. Sipas tij, komuniteti është më i fortë pas reagimit ndaj krizave, si Brexit, pas reagimit ndaj pandemisë, përgjigjen ndaj pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë apo politikave të përbashkëta të energjisë. Por, për sa i përket mbrojtjes, kjo është diçka e vonuar dhe e paktë. “E parë në përgjithësi, ky është një hap i mirëpritur për të përforcuar aftësitë në fushën e mbrojtjes të Europës. Unë jam skeptik se thirrjet për një komision për mbrojtjen do të jenë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm, edhe pse ato do të bëjnë ndryshime të vogla, kur flasim për të ardhmen e Ukrainës, apo kur flasim për të ardhmen e NATO-s. Nuk mendoj se kjo do të jetë një nga sukseset përkrah sukseseve të tjera që përmenda”.
Siguria e ekonomia globale dhe rendi digjital
Bushati dhe Bremmer ndajnë mendimin se SHBA-të janë fuqia dominuese e sigurisë në nivel global, si i vetmi vend në botë që mund të projektojë pushtetin e tij ushtarak në të gjithë botën. Por rendi ekonomik është një rend me shumë pole, me një sërë polesh që ndryshojnë ndikimin e tyre relativ. SHBA-të, Kina, BE-ja, por edhe India po bëhet më e rëndësishme. Në vitin 2030, ajo do të jetë ekonomia e tretë më e madhe. Japonia, gjithashtu. Një rend me shumë pole, ku askush nuk mund të dominojë, me shumë aleanca që zhvendosen. Por, më pas kemi edhe një rend digjital që po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë teknologjike. Dhe teknologjia po lëviz shumë më shpejt sesa qeverisja dhe aftësia për ta drejtuar atë. Ne ende nuk po i mendojmë kompanitë teknologjike si aktorë gjeopolitikë, por ato janë të tilla. Ato po bëhen të tilla gjithnjë e më shumë. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë me revolucionin e inteligjencës artificiale. Rrjedhimisht, kjo është një periudhë veçanërisht entuziaste për gjeopolitikën, por me shumë gjasa një periudhë e rëndësishme për Perëndimin.
Teksa bien dakord që inteligjenca artificiale është një faktor dominues që mund të jetë një forcë pozitive, por mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda, Bushati dhe Bremmer shprehen se SHBA-të dhe Kina janë dy fuqi dominuese në botë që kontrollojnë inteligjencën artificiale. Megjithatë nuk është e qartë nëse qeveritë do të kenë një rol të madh në vendimmarrje. Në SHBA kjo është e paqartë. Por, vendimarrja politike mund ta pengojë Kinën që të bëhet një aktor i nivelit botëror për inteligjencën artificiale, pasi Kina është e shqetësuar për atë që mund të bëjë inteligjenca artificiale me qytetarët e saj, duke prishur regjimin autoritar. Dhe nuk është e qartë nëse SHBA-të dhe Kina do të jenë dy fuqitë dominuese në inteligjencën artificiale. Ose nëse do të mendojnë për të më shumë në një mënyrë të fragmentarizuar, me një numër të madh aktorësh që nuk janë shtete, të cilët qeveritë nuk do të mund t’i kontrollojnë. Dhe nëse kjo gjë do të bëhet një realitet, rolet e qeverive në SHBA dhe Kinë do të jenë të kufizuara. Ato nuk do të mund të jenë vendimmarrëse.
-
Pinknews17 hours ago
‘Unë nuk dua t’ia di se çfarë….’/ Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun
-
Aktualitet13 hours ago
Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit
-
Aktualitet13 hours ago
Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël
-
Kosova22 hours ago
Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi
-
Kronike17 hours ago
Drejtori i Policisë së Lezhës, drejtonte trafikun e drogës, del FOTOJA
-
Pinknews12 hours ago
Afrona e pyet për tradhtinë, Blero e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar
-
Kronike13 hours ago
Incidenti mes fisit Ndoka dhe Kryemadhit/ Hoxha: Si u bënë aleatë grupi i ish-deputetit me grupin e Martinajt?
-
Pinknews17 hours ago
“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”/ Sherri Heidi-Meriton, banorët sulmojnë Romeon