Kronike
Vlorë,Vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar:
-R. L., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 9 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
– L. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.