Connect with us

Kronike

Vrasja e Bardhit/ Familja Reçi: Nuk kemi lidhje me krimin

Familja Reçi, e dyshuar nga policia për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator. Martin Reçi, vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.

Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, por na fusin në konflikte të paqenë thotë Martin Reçi i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë.

“Me përgjegjësinë time, ju deklaroj se fisi Reçi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur kohët e fundit në Rrëshen. Dhe ne të gjithë njerëzit e mi kanë qenë në vendndodhjet e tyre të deklaruara edhe në organet e policisë dhe janë vërtetuar se nuk kanë qenë në asnjë lloj momenti as afër ngjarjes. Për ngjarjen para 5-6 muajsh që ka pasur fisi Bardhi me nipin tim, nipi dhe familja ime i janë drejtuar prokurorisë. Familja jonë e ka pas mbyllur kapitullin në momentin që nipi im ka dhënë shpjegimet para prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore.

Disa media kanë deklaruar se jemi të vetmit që mund të kemi probleme me atë fis. Deklaroj që të jenë të kujdesshëm për të thënë dhe nxjerrë konkluzione të tilla për njerëzit pasi një gabim i mediave neve na fut në konflikte të paqena. Pas ngjarjes, janë bërë dy herë kontrolle në banesë. Nuk është gjetur asnjë gjë e paligjshme pavarësisht se vetë organet e policisë kanë bërë veprime të paligjshme duke kontrolluar edhe objektet që nuk ishin me vendim të gjykatës. Nga organet e drejtësisë kërkoj zbardhjen e çështjes dhe vendosjes para drejtësisë ata që kanë bërë ngjarjen dhe të mos ketë aludime ndaj familjes time që nuk ka borxh në këtë problem. “, shton Reçi.

Që prej ngjarjes së fundit e deri më tani policia ka ushtruar dy herë kontrolle në banesën e familjes Reçi në Rrëshen dhe nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.Teksa shpreh rezerva për veprimet e policisë, Martin Reçi thotë se kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura për kontrollin e biznesit të tij dhe për asnjë qëllim tjetër.

“Unë administroj një biznes në qendër të qytetit, ku kamerat e sigurisë janë vendosur me urdhër të policisë. Punonjësit e policisë kanë ardhur dhe na kanë thënë të vendosësh kamerat e sigurisë sipas ligjit për ndonjë vjedhje. Janë vendosur për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e biznesit, ambientet e brendshme. Asnjë gjë nuk ka qenë e paligjshme. Policia ka pretendime se janë kamera të cilësisë së lartë. Nëse janë kamera të ndaluara për të mos i vendosur nuk duhet të dalin as në treg.”, shprehet Reçi.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtetori teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës./dosja.al

Kronike

‘Asaj ia digjte rrobat dhe fotografitë’/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej pa Ergysin me…

Më në brendësi të konflikteve që Alma kishte me të shoqin ishte e motra, Genta. Ajo tregon se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi.

Ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë“, tregon Genta.

Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës, tha ajo.

Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re do t’i zbehej dhe do kthehej në familje por kjo nuk ndodhi.

Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur.

Ditën e ngjarjes tregon Genta e cila ka treguar faktet e dhunës në polici, motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën.

Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem.

Continue Reading

Kronike

‘Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve’/ Rrëfimi i trishtë i babait të Alma Arrazit: E donte…

Dëshmi të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin nga vendimi tragjik i nënës për tu hedhur me tre fëmijët e saj në lumin Buna. Ndërkohë është zbardhur dëshmia tronditëse e babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët.

Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.

Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.

Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.

“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë  e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime,” tha ai.

Pas kërkimeve të zhvilluara në lumin e Bunës është gjetur edhe trupi i fëmijës së dytë të pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë. Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.  Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, u gjet e pajetë në lumin Buna pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë. Vogëlushja u përcoll sot për në banesën fundit ndërsa vijon kërkimi për nënën dhe vëllain e saj 3-vjeçar.

Continue Reading

Kronike

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna

LAJM I FUNDIT! Tragjedia në Shkodër, gjendet një nga trupat në lumin Buna

Continue Reading

Kronike

“U kap nga kamerat e sigurisë”/ Cilat ishin lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve

Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Bëhet me dije se ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë kërkesë autoriteteve malazeze për nisjen e kërkimeve në anën tjetër të kufirit. Ndërkohë, Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodrës për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë që dyshohet të jenë hedhur dhe mbytur në lumë.

Continue Reading

Kronike

“Ça i mungoi?”/ Burri vrau të moshuarit, gruaja e tij mes lotësh: Ka marrë kredi…

Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të vrasjes së të moshuarve në Dropull, ka folur mesh lotësh lidhur me ngjarjen.

Mes lotësh ajo kërkon ndjesë për ngjarjen e rëndë. Ajo tha se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.

“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ça i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ça faji kam unë tani. Ça të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ça të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING