Connect with us

Kronike

Vrau fqinjin 81-vjeç me çekiç, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Isuf Hasën

Gjykata e Apelit ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për shtetasin Isuf Hasa. Ai u shpall fajtor për vrasjen e fqinjit të tij, Xhemal Meta, pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Krimi i rëndë ndodhi gjatë një tentative vjedhjeje, ku autori e goditi viktimën për vdekje me një çekiç. Për shkak të rrethanave të ngjarjes, gjykata vendosi që Hasa të mbetet në qeli për pjesën tjetër të jetës

Advertisement