Connect with us

Lifestyle

Zbulohen Arsyet Përse Trupat e Fëmijëve Krijojnë Antitrupa të Ndryshëm Kur Sëmuren Me COVID-19.

Një studim i publikuar me 5 nëntor në revistën Nature Immunology, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar fakte interesante mbi dallimet në mënyrën se si organizmi e të rriturve dhe të vegjëlve reagon kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Deri më tani, në pjesën dërrmuese të rasteve, fëmijët e sëmurë me virus janë ose asimptomatikë ose me simptoma të lehta.

Megjithatë, kjo nuk i bën ata imunë ndaj virusit.

Në disa raste të rralla, fëmijët preken nga Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë. Praktikisht inflamacioni prek shumë organe të trupit në të njëjtën kohë, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, lëkurën, sytë apo stomakun. Kjo sindromë është e rrezikshme dhe mund të jetë fatale.

Sipas ekspertëve, ndikimi përfundimtar i virusit në trupin e një fëmijë mund të jetë krejt i ndryshëm për trupin e një të rrituri.

Përse Imuniteti i Fëmijëve Reagon Ndryshe Ndaj COVID-19

Imuniteti i njeriut mundet të prodhojë shumë antitrupa të ndryshëm sipas specifikave të virusit.

Analizat e gjakut të pjesëmarrësve (fëmijë dhe të rritur) në studimin e universitetit Columbia treguan se organizmi i fëmijëve që ishin infektuar me COVID, prodhonte nivele të ulëta të antitrupave dhe lloje të pakëta të tyre.

Antitrupat neutralizues krijojnë një mur mbrojtës që bllokon infeksionin.

Rezultatet e studimit nuk nënkuptojnë se reagimi imunitar i fëmijëve është i dobësuar.

Është zbuluar se të rriturit që kanë vuajtur simptomat më të këqija të sëmundjes kanë pasur një numër të lartë antitrupash, përfshirë ato neutralizues.

Kështu, ekspertët janë të mendimit se ndoshta antitrupat më të mirë janë ato që ndihmojnë qelizat imunitare të gjejnë dhe të shkatërrojnë një virus.

Ekspertët e genetikës molekulare thonë se të rriturit prodhojnë antitrupa që ndërlidhen me më shumë pjesë qelizore të virusit.

Tek të rriturit, antitrupat shënjestrojnë si proteinën e jashtme të qelizës së infektuar (shtylla kryesore e përbërjes së qelizës) ashtu edhe strukturën që mbron genin e virusit.

Tek fëmijët, organizmi prodhon vetëm antitrupa kundër proteinës së lartpërmendur, gjë që në shumë raste bën që fëmijët, edhe përse të sëmurë, të mos rezultojnë pozitivë.

Organizmi i një fëmije dhe një të rrituri ka një të përbashkët: antitrupat neutralizues që sulmojnë proteinën e qelizës, gjë që përbën një lajm të mirë për gjetjen e vaksinës.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se niveli i ulët i antitrupave, mund të rrisë predispozitën që fëmijët të përballen me infeksione të tjera në pjesë të ndryshme të trupit.

Asi Nën Mëngë i Imunitetit

Antitrupat nuk janë të vetmit në betejën kundër koronavirusit.

Ekspertët thonë se sistemi imunitar ka një as nën mëngë.

Bëhet fjalë për qelizat T që kanë dy specialitete: të sulmojnë qelizat e pushtuara prej virusit dhe të koordinojnë reagimin imunitar, pra të gjithë betejën.

Disa analiza kanë treguar se të rriturit e kalojnë me sukses infeksionin nëse në organizmin e tyre ka nivele të mira jo vetëm të antitrupave por edhe të qelizave T.

Reagimi i këtyre të fundit mund të jetë një tregues më i mirë i nivelit të sëmundjes dhe ashpërsisë së saj./AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *