Thinking ...
Connect with us

Kronike

Vrau me thikë në zemër gruan, “arrest me burg” për 68-vjeçarin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 68-vjeçarin Hysni Patushi, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi, dy ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ku në momentin e konfliktit ndodheshin edhe dy të mitur dhe dhëndri i tyre. 58-vjeçarja Lumturie Patushi mbeti e plagosur rëndë pasi mori një goditje me thikë në pjesën e djathtë të kraharorit, plagë e cila i shkaktoi vdekjen.

Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa, ndërsa më vonë u dorëzua në polici. Aktualisht, 68-vjeçari ndodhet i shtruar në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën, por ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur edhe më herët probleme dhe konflikte mes tyre. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e saktë të ngjarjes.

Advertisement