Connect with us

Kosova

Zbuten tensionet/ Hiqen telat me gjemba në komunën e Lepostaviçi

Telat me gjemba të vendosur nga ushtarët e KFOR dhe forcat speciale të policisë si perimetër sigurie në komunën e Leposaviçit janë hequr. Ndërkohë numri i protestuesve sa vjen e ulet.

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale.

Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Advertisement

TRENDING