Connect with us

Kosova

Zef Mazi: Problemi me Kosovën nis me negociatorët Borell e Lajçak

Intervistë me ambasador Zef Mazin, ish-kryenegociator i RSH për aderimin në BE

Pyetje: Në dhjetor 2022 patëm një interviste me fokus Rezoluten 1244 të KS të OKB-së dhe situatën në Kosovë. Jemi në fillimet e vitit 2023. Pas mbi një muaji, barrikadat në Kosovë u hoqën, armatimet serbe u larguan nga kufiri me Kosovën. Si i shihni se po ecin gjërat?

Përgjigje: Së pari, iu uroj juve dhe lexuesve, një vit të ri me shpresën që të jetë me i mirë se viti që lamë pas. Së dyti, muajt nentor-dhjetor patën  zhvillime krejtësisht negative, të palejueshme, të kundërligjeshme, të dënueshme. Burgosja e një polici serb ishte vetëm sebepi për të tensionuar situatën. Së treti, qartas, me dirigjim nga Beogradi, serbët e Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës. Ata ngritën barrikada në rrugë dhe në kufi. Serbia vendosi armatime të rënda afër kufirit verior të Kosovës. Vetëm pas presionit, Beogradi ridirigjoi heqjen e tyre. Kaq here që demonstrohet sa miq të mirë mund të jenë ose janë!

Të huajt vazhdojnë të vendosin shenjës të barazimit „midis palëve“, t‘u “ bëhet thirrje ‘palëve’ për dialog, për ulje të tensioneve”.

Shteti dhe qeveria e Kosovës nuk kanë asnjë faj në ato ndodhi që tashmë njihen, të jashtëligjeshme, të dënueshme. Ata nuk janë „palë“ në atë lojë serbe, pse jo, edhe disi më gjerë. Kosova është treguar e duruar, e kujdesëshme. Ajo ka një kushtetutë, i referohet asaj, e mbron dhe e zbaton. Kosova nuk mundet, nuk është „palë“ me shkelësit e ligjit, ata që, me synime të caktuara politike, prishin rendin publik, kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit te Kosoves!

SHBA dhe BE, me gjithë problemet që ka kjo e fundit, nuk duket se janë treguar të prera, të qarta. Zhvillimet nuk u dënuan pa ekuivok, ashtu edhe Beogradi! Terminologjinë e butë, „ledhatuese“, gjuhën e “simetrisë të fajit” (midis agresorit dhe viktimës) që përdoret, Beogradi e merr për mbështetje dhe vijon të veprojë vetëm sipas objektivit të tij afatgjatë!

Pyetje: Si mund ta kuptojme me qarte kete?

Pergjigjge: Janë bërë mjaft luftra në Ballkan në 120 vitet që kanë kaluar. E fundit ishte ajo e vitit 1999, që çliroi Kosovën nga Serbia. Është krejt e qartë, të gjitha ato luftra kanë pasur vetëm një shkak, një shkaktar, një synim: hegjemoni dhe supremaci e serbëve ndaj popujve të tjerë në Ballkan dhe në kurriz të tyre, zgjerim të territorit serb, ku të gjithë serbët të jetojnë në një shtet unietnik! Strategjive hegjemoniste që po vijojnë u duhet thënë – Stop! Si mundet që në BE ende bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë!?

Ballkani nuk mund të bartë më as luftë, as ide apo synime për shkëmbim, rindarje territoriale. Kjo do të thotë të hapej ”Kutia e Pandores“, një proces “domino” në hartën ballkanike. Pasojat do të ishin luftë nga e para!

Situata duket edhe më keq kur synimet, veprimet, vishen me vellon e terminologjisë pseudo-demokratike, të tolerancës, forcimit të partneritetit, respektimit të pakicave (lexo: në dëm të shumicës!), etj.

Pyetje: Po i mshohet fort krijimit të asociacioneve të komunave serbe.

Përgjigje: E shoh problematike krijimin e asociacioneve etnike vetëm për një pakicë në Kosovë! Paska një marrëveshje të vitit 2013 për këtë! Midis Kosovës dhe Serbisë, mos gaboj, ka rreth 30 marrëveshje. Pothuajse asnjera, ose shumica, nuk është zbatuar. Nuk shoh logjikë tjetër vec „appeasement“ (paqëtimit, qetësimit, marrjes me të mirë, lëshime) ndaj Beogradit“! Vetëm marrëveshja e vitit 2013 duhet të zbatohet!?

Në Kosovë, sa di unë, nuk është vetëm pakica serbe, ka dhe 4 apo 5 pakica të tjera. Mos duhen krijuar asociacione për secilen pakicë atje?! A është kjo në linjë me dispozitat kushtetuese kosovare? Jo. Nëse ecet në këtë rrugë, asociacioni, ose asociacionet, do çojnë, de fakto, në ndarjen territoriale të Kosovës, në prishjen e integritetit territorial të saj! Ajo do ngjajë si dy pika loti me Republiken Serbe të Bosnjë-Hercegovinës. Këtë do Serbia. Na pëlqen ose jo, kjo është përshtypja që krijohet. Koha do ta tregojë.

Hapet oreksi i te tjerëve të kërkojnë të njëjtën gjë diku tjetër. E dëgjuam, në s’gaboj, gjatë vizitës të Micotaqisit në Himare dhe në një fshat të minoritetit.

Tjetër, p.sh., merren me targat e makinave! Cili shtet në BE, dhe kudo, do të lejonte targa në atë vend të ndryshme nga ato të unifikuara shtetërore të tyre? Asnjë. Vetëm një tip targe, të unifikuar ka çdo shtet i kontinentit!

Më duket se po i fryhet përsëri përplasjes, shihet cili/cilët kryeqytete po e bëjnë. Ngjarjet e muajve të fundit, veçanërisht në Kosovë flasin qartë. Beogradi nuk e njeh, nuk do ta njohë. Sa kuptoj, Vuçiçi ia theksoi këtë një zyrtari të DASH që takoi ditët e fundit. Beogradi vijon punën për çnjohje të shtetit të Kosovës. Njohja e ndërsjelltë është celësi i gjithë ecurisë te marrëdhenieve, me atë fillon.

Në Bosnjë-Hercegovinë Dodik kërcënon me shkëputje, mosnjohje e integritetit të Bosnjë-Hercegovinës. Në Mal të Zi vijojnë përcarjet përmes Kishës Ortodokse. Ndërkohe kërkohen e merren koncesione nga BE që, në vend ta suspendojë, vijon ecurinë e integrimit me Serbinë duke e lejuar atë rrugë. Këto zhvillime duhen prerë sot, në fakt dje, qartë, fort. Diku njihet vetëm gjuha e forcës, diplomatikja është për të kaluar radhën publikisht.

Pyetje: Si e shihni reagimin e pranisë të NATOs, apo direkt të NATOs në Bruksel, lidhur me zhvillimet e dy muajve të fundit në Kosovë e rreth saj?.

Përgjigje. NATO duket se ka lënë ekuivoke, ka dhënë sinjale të paqarta, për të mos thënë, më tepër se kaq. NATO nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite, me force, gjithçka ka ndodhur. Ajo nuk ka kërkuar largimin e menjëhershëm të armatimeve serbe nga kufiri; nuk kërkoi heqjen e barrikadave, nuk vuri afat pas të cilit t’i hiqte me forcë; nuk bëri paralajmërim të qartë, të prerë: të mos cënohet, mos preket, në asnjë lloj forme, integriteti territorial i Kosovës!

NATO duhej ta lehtësonte zbatimin e të drejtës juridike dhe praktike të Kosovës, që i gjithë territori i shtetit të Kosovës të vendoset nën kontrollin e plotë të Qeverisë të Kosovës. Kjo ende nuk ka ndodhur!

Pyetje: Më lart përmendët BE-në si jo pa probleme. Ku i shihni ato probleme?

Përgjigjge: BE-ia ka jo pak probleme në disa fusha. Po fokusohem në çka po analizohet. BE-ia ka mungese kohezioni. Ende 5 shtete në BE  nuk e kanë njohur Kosovën, dhe deklarojnë nuk do ta njohin. Kjo forcon mungesën e kohezionit, përbën inkurajim për Serbinë. Në BE ka nacionalizma, disa te theksuar. Per interesa te veçanta kombëtare dikush, disa në BE, nuk lejojnë t‘u preket as ”një qime floku“ vendeve të tyre. Për të tjerët ka thirrje për dialog, për të ndihmuar, ndërmjetësuar. Shpaloset ”internacionalizmi“, “interesi i paqes dhe sigurise në Evrope“, etj.. Dialogu është shumë i mire, duhet nxitur. Asgjë të keqe të bëhet thirrje për dialog. Por thirrja për dialog nuk duhet të zëvëndësojë gjuhë tjetër, të fortë, të qartë, kur shkelet ligji, kur bëhen akte të dënueshme, etj., sa thashë më lart.

Për të qenë më konkret: Borrel dhe veçanërisht Lajcak, nuk duhet të ushtrojnë funksionet që u janë besuar në lidhje me Kosovën. Ata mund të jenë të aftë individualisht, me përvojë të gjatë politike-diplomatike. Por ata kanë pas interesat e mëdha kombëtare të vendeve të tyre: shtetet e tyre nuk e kanë njohur dhe nuk dihet nëse dhe kur do mund ta njohin Kosovën.

Borrel dhe Lajcak kanë qenë ministra të jashtëm të vendeve të tyre. Ata kanë mbajtur qëndrimet që njihen, në ato funksione, ndaj Kosovës: kanë udhëzuar misionet e tyre diplomatike të vijojnë mosnjohjen e Kosovës. Si të tillë, ata kanë konflikt madhor interesi! A mundet ata të merren me Kosovën dhe të jenë ndërmjetës?! Asnjë shtet tjeter nuk do ta kishte lejuar vijimin e punëve po të kishte një konflikt të tillë të madh interesi! Ka mungese besimi ndaj tyre lidhur me Kosovën. Kosova, nga ana e saj, nuk duhet ta kishte pranuar këtë gjë! Në BE ka shtete, përfaqësuesve të të cilëve mund t‘u besohen funksionet që mbajnë dhe ushtrojnë ata lidhur me Kosovën.

Do ishte e dëshirueshme që Qeveria e Kosovës, politika në Kosove të ishte unanime, të merrte vendim të mirëinformuar, të qartë, pa ekuivok, pa kundërshti, në këtë drejtim, me këdo. Cilido duhet të respektojë, sado pak, mendimin e Kosovës, pa presione. Ndoshta do ishte mirë edhe të suspendohej, të mos kishte pozitë-opozitë funksionale deri kur Kosova të bëhej subjekt i plotë i të drejtës ndërkombëtare. Kjo do ishte në interesin jetik të Kosovës sepse është rrugë e gjatë, me kthesa, tatëpjeta, vështirësi. Janë të dukshme kthesat në qëndrime. Ndryshe, shoh që situata “limbo” (qëndrim më një këmbë), do ketë vështirësi më të mëdha, do zgjasë.

Nuk bëj parashikim, nuk dua të karakterizohem si pesimist. Por nuk më duket se kemi hyrë në një vit që do ketë shumë zhvillime për të gëzuar.

Pyetje: Përfitoj nga rasti të bëj një pyetje personale. Mbi dy vjet ju mbajtën, për herë të parë, postin e Kryenegociatorit të Shqipërisë për integrimin në BE. Kujtoj superlativat me të cilat ju prezantoi Kryeministri kur morët detyrën. Si ndodhi që, papritur, ju u larguat nga posti i Kryenegociatorit dhe perse? Askush nuk ka folur për këtë.

Pergjigje: Kjo është çështje për çka do jem mjaft i kursyer. Etika profesionale nuk ma lejon ndryshe. Unë e kam falenderuar publikisht Kryeministrin që ma besoi mua atë atë post. Isha i pari Kryenegociator i RSH për aderimin në BE, me VKM të posacme, në rang ministri shteti.

Brenda një viti e pak muaj nga marrja e detyrës, vendet anëtare të BE-së dhe Komisioni Evorpian u bindën se Shqipëria kishte plotësuar të gjitha kërkesat për mbajtjen e Konferencës të Parë Ndërqeveritare. Ajo u mbajt më 19 Korrik 2022. U arrit suksesi, objektivi madhor. Ishte ngjarje vërtetë historike, sukses i madh për Shqipërinë: u hapën zyrtarisht negociatat e aderimit në BE.

Unë e bëra pjesën time. Unë u tërhoqa pas suksesit për t’ia lenë vendin më të rinjve të vazhdojne këtë rrugë të gjatë, tatëpjetë të fortë, të komplikuar, të vështirë diplomatike, negociuese, politike, për aderimin e Shqipërisë në BE. Ndjehem kryelart për çka u arrit për vendin dhe popullin tim.

Kosova

‘Spiune e Kosovës te Vuçiç’/ Milaim Zeka hedh akuza të forta ndaj kësaj politikanie

Gazetari Milaim Zeka dha emrin e një politikaneje në Kosovë që sipas tij vepron njësoj si Vuçiç.

Donika Gërvalla, thotë ai, e dinte mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draftin dhe nuk e krijon asosacionin, ndërsa thotë se përballja mes Gërvallës dhe Vjosa Osmanit është e sajuar.

 “Me perëndimin jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gërvalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për t’u tallur dhe për të thënë që po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon Asociacionin

Madje e shpikën këtë teorinë e konfrontimit gjasmë mes Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani. Presidentja ngjason shumë me Vuçiçin në një pikë. Vuçiçi po përdor një strategji mes lindjes dhe perëndimit. Gjithë ditën është me perëndimin, e gjithë natën është me Putinin. Të njëjtën gjë po e bën dhe Vjosa Osmani: Gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”, tha ai.

Continue Reading

Kosova

Gjenocidi në Srebrenicë, OKB miraton rezolutën/ Viktimat do të përkujtohen në 11 korrik

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi debatin për një propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ajo, vendi i së cilës e hartoi tekstin e rezolutës, bashkë me Ruandën.

Në adresimin e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

 

 

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, tha ai.

Rezoluta bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

Si u deklaruan vendet e tjera?

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Fu Kong, tha se vendi i tij do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën.

Ai tha se Kina e ka respektuar gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, por vlerësoi se rezoluta “është një dokument kontrovers”.

Kuba, Azerbajxhani, Nikaragua dhe Venezuela u shprehën, po ashtu, kundër.

Egjipti tha se do të votojë në favor të rezolutës, ndërsa Nambia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Angola do të abstenojnë.

Kush e sponosorizoi rezolutën?

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

Më pas, 32 shtete anëtare të OKB-së u bënë “bashkësponsorizuese”, apo vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Për miratimin e rezolutës duhen votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht 97 nga gjithsej 193.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Dokumenti nxiti reagime të furishme nga zyrtarët e tyre, edhe pse në të nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të tij, ndërsa, pak orë para se të niste debati në Asamblenë e Përgjithshme, Republika Sërpska ofroi, siç tha, një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Bosnje e Hercegovinës.

Continue Reading

Kosova

“O ba, edhe gjyshin tonë kështu e kanë torturuar serbët?”/ Milaim Zeka rrëfen mes lotësh historinë drithëruese

Milaim Zeka ka bërë një analizë të ngjarjeve politike në Kosovë, ku nuk kurseu kritikat ndaj politikave të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij

Mes të tjerash, Zeka rrëfeu një histori të treguar nga një ushtar serb sesi trupat e shqiptarëve ishin bluar me makinat e asfaltit.

“Përmes një lidhjes time në Suedi para dy viteve bëra një intervistë ekskluzive me një ushtar serb në Kosovë, i cili më tha që trupat e shqiptarëve i kemi marrë dhe i kemi bluar në ato makinat e asfaltit, i kemi shtruar asfalt. Duke e transmetuar televizioni i Kosovës këtë intervistë, vajza ime që ishte 12 vjeç, më tha: Babi, a mund të mendosh që edhe gjyshin e kanë bluar në këtë formë? Ne kemi histori të jashtëzakonshme trishtuese në këtë vend, por që politika jonë në Kosovë është dhënë kaq shumë pas luksit, që politikanët tanë janë bërë kaq multimilionerë, që politikanët tanë bëjnë gara kush po pi ëhiski më të shtrenjtë, kush po pi puro më të shtrenjta, kush ka makinë më të shtrenjtë… këtë nuk e kam pritë. Gjej ngushëllimin shpeshherë duke lexuar një libër të një shkrimtareje të njohur Anna Maria Narte, mikeshë e imja në Suedi me origjinë nga Bukureshti, e cila sikurse unë që u ktheva në luftën e Kosovës, ajo u kthye në Bukuresht mbas rënies së Çausheskut dhe pas 2 vitesh u kthye në Suedi dhe bëri një libër të jashtëzakonshëm me titullin “Kush ma vodhi Rumaninë”.

Unë një milion herë kam thënë “Kush ma vodhi Kosovën”, kush na i vodhi ëndrrat tona dhe kush tjetër përpos klasës politike në Kosovë që nuk janë fare të shqetësuar me eshtrat e prindërve tanë që janë të zhdukur që ne nuk i dimë. Të paktën lule t’ju dërgojmë atje. Albin Kurti nga ai heroi, i cili thoshte që unë nuk pranoj t’ulem në dialog me Serbinë, pa na i kthy eshtrat e të pagjeturve, sot është kthyer në një njeri konfrontues me Bashkimin Evropian me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në njeri që ka sjellë një hasmeri të jashtëzakonshme me Podgoricën, me Tiranën, me Shkupin.

Ky njeri nuk komunikon me askënd dhe për këtë më dhimbset ardhmëria e fëmijëve të mi se Albin Kurti me gjithë këta të tjerët (….) sot ekzistojnë nesër do përfundojnë në burgje”, tha me revoltë Milaim Zeka.

Continue Reading

Kosova

Presidenti që mbron kriminelët e luftës, Mediat austriake: Lidhja mes Vuçiçit dhe gjenocidit në Srebrenicë

“Asnjë burrë shteti nuk u përpoq aq shumë të pengonte miratimin e Rezolutës për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sa presidenti serb Aleksander Vuçic. Dikush mund të thotë se kjo është normale sepse autorët e gjenocidit, si Vuçic, janë anëtarë të të njëjtit popull. Megjithatë, ka një lidhje mes tij personalisht dhe asaj që u krye në korrik 1995 në zonën e mbrojtur të OKB-së të Srebrenicës” – keshtu shkruajnë profesorët Jasmin Medic dhe Emir Kahrimanovic në analizën e tyre për Kurierin Austriak.

Në korrik 1995, ndërsa ekzekutimi masiv i civilëve boshnjakë po ndodhte në Bosnjën lindore, 25-vjeçari Vuçic, në atë kohë anëtar i Partisë Radikale Serbe ultra-nacionaliste (SRS) në parlamentin serb, i dërgoi një mesazh komuniteti ndërkombëtar: Nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë.

Ai ishte një nga udhëheqësit më të shquar, i cili haptazi avokoi për krijimin e Serbisë së Madhe, e cila do të përfshinte, përveç Serbisë dhe Kosovës, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe pjesë të Kroacisë. Partia e tij radikale mbështeti hapur kriminelët e luftës të dënuar më vonë, madje mohoi dhe lavdëroi krimet kundër civilëve boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë. Ndërkohë, gjykata e krimeve të luftës në Hagë lëshoi një sërë aktakuzash kundër kriminelëve të dyshuar të luftës, duke përfshirë Radovan Karaxhiqin (atëherë president i Republikës Srpska) dhe Ratko Mlladiç (komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska). Për të treguar besnikërinë ndaj të dyve, në vitin 2007, Vuçiq ngjiti postera me mbishkrimin “Bulevar Ratko Mlladić” në ndërtesën e stacionit televiziv liberal B-92. Menjëherë pas kësaj ai në Kuvendin e Serbisë deklaroi: “Çdo shtëpi e të gjithë familjes Vuçic, dhe ne nuk jemi një familje e vogël, do ta ketë një derë të hapur për gjeneralin – dhe tregoi një poster ku shkruhej: “Shtëpi e sigurt për Ratko Mlladic”.

Megjithëse ai ka kaluar në një parti më të moderuar nacionaliste, në thelb është ende i njëjtë me atë që ishte në vitet 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000. Ai është vetëm i vetëdijshëm se është më e zgjuar të gjesh një ekuilibër midis Lindjes dhe Perëndimit sesa narrativa tradicionale ultra-nacionaliste. Vuçici i sotëm nuk mund të performojë më me shpalljen e një shtëpie të sigurt, por është i shkathët në luftën për t’i paraqitur ngjarjet në Srebrenicë në një mënyrë që nuk është në përputhje me të vërtetën dhe gjenocidin e provuar. Prandaj, është në interesin e tij, në bashkëpunim me shtetet autokratike si Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Siria, të pengojë miratimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Braktisja ose mos miratimi i rezolutës do të nënkuptonte një humbje tjetër në luftën kulturore globale midis shteteve ekonomikisht dinamike, por autokratike dhe botës së lirë. Së fundi, debati aktual është gjithashtu një simptomë e klimës politike në Serbi, e cila ende sundohet nga një kastë politike autokratike për sa i përket udhëheqjes së saj nacionaliste në vitet e përgjakshme të 90-ta” – thuhet ne shkrimin e Kurierit Austriak.

 

Continue Reading

Kosova

Daniel Serwer me propozim të ri për Asociacionin, shpreh keqardhje ndaj tri vendeve evropiane

Të premten e kaluar është mbajtur takimi i Komitetit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë takim nuk ishte përfshirë kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Gjermania, Franca dhe Italia, përmes një letre kanë deklaruar se duan hapa konkretë për asociacion, sepse pa to nuk do të ketë anëtarësim në KIE.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar takimin e Komitetit dhe letrën e tri shteteve she sipas tij, Kosova ka pasur më shumë pengesa se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në intervistë, profesori ka folur edhe rreth draft asociacionit që do të dorëzohet nga Qeveria në fund të muajit, ku sipas tij, amerikanët duhet të detyrohen të nënshkruajnë një dokument zyrtar që garanton se nuk do të ketë një nivel tjetër qeverisje në Kosovë.

Serwer ka folur edhe rreth marrëdhënieve të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve si dhe zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Mendoj se letra nga Gjermania, Franca dhe Italia ishte për të ardhur keq. Ata po i premtojnë Serbisë Asociacionin pa asnjë çmim për Kosovën, një gjë që është e përcaktuar qartë në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013” – deklaroi Serwer duke shtuar se Amerikanët kanë thënë se kundërshtojnë çdo nivel të ri të qeverisjes në Kosovë dhe se ai nese do ishte ne krye te qeverise ne Prishtine do ti detyronte at ate nenshkruanin një dokument zyrtar që do garantonte se nuk do të ndodhë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING