Bota
ZEMERIMI I TRUMP PER DESHTIMIN E NEGOCIATAVE
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se beson që iranianët do të kthehen në tryezën e negociatave dhe në fund do të japin Washingtonit “gjithçka” që kërkon, duke përsëritur mungesën e gatishmërisë së tij për të pranuar kompromise të pjesshme pas dështimit të bisedimeve të Islamabadit.
Në një intervistë për Fox News, Trump argumentoi se presioni i SHBA-së tashmë ka prodhuar një rezultat të qartë politik.
“Kjo deklaratë i solli ata në tryezën e negociatave dhe tani ata janë të ulur aty, nuk janë larguar”, tha Trump, duke shtuar se ai parashikon “se ata do të kthehen dhe do ti japing Amerikës gjithçka që ajo do”.
Presidenti i SHBA-së këmbënguli duke theksuar se nuk ishte i gatshëm të pranonte një marrëveshje të paplotë me Iranin.
Trump më pas argumentoi se Teherani tani është në një pozicion dobësie ekstreme.
“Ata nuk kanë letra për të luajtur. Marina e tyre është zhdukur. Forca e tyre Ajrore janë zhdukur plotësisht. Ata nuk kanë asgjë. Ata nuk kanë anije. 158 anije janë në shtratin e detit.” –deklaroi presidenti amerikan.