Connect with us

Politike

Zhupa për raportin e KLSH për “Zyber Hallullin”

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e quajti një dështim të qeverisë, Ministrisë për çështjet Sociale dhe zinxhirit të kontrollit, përfundimin e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet, nuk ka patur një ushqyerje korrekte. Referuar raportit të KLSH, që kishte analizuar të dhënat dhe faktuar es fëmijët meërrnin më pak kuotë ushqimore nga sa ishte përcaktuar nga shteti, Zhupa tha se të miturit marrin ushqim jocilësor ndërsa siç tha, ekipi që do të duhet të përcaktonte menunë, nuk e realizon dot detyrën.

DEKLARATA E PLOTë E ZHUPES: 

Ndodhem përballë shkollës, institucionit rezidencial publik, jetimores “Zyber Hallulli”. Realisht nuk do doja kurrë që ta bëja këtë deklaratë, nuk është nga ato rastet ku mund të bësh luftë politike, por është nga to rastet e dhimbshme ku për të cilën përgjegjësia e kësaj qeverie duhet të jetë edhe më e madhe dhe ndjeshmëria e publikut është jashtëzakonisht shumë e madhe. Si nënë, si deputete, si nënkryetare e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, e kam përcjellë me shumë dhimbje raportin e kontrollit të lartë të shtetit teksa thuhet se ky institucion shtetëror i jep fëmijëve jetim më pak kuotë ushqimore sesa është e parashikuar me vendime të cilat parashikojnë se sa duhet të jetë sasia e parave që duhet të harxhohet për mirëushyerjen e këtyre fëmijëve, rreth 2mijë lekë më pak.
 
Rreth 2mijë lekë më pak me udhëzimin e vjetër, të çmimeve të vjetra thotë KLSH. Dhe aty janë më pak. Imagjinoni se sa shumë është më pak siç e evidenton edhe vetë kontrolli i lartë i shtetit me mosindeksimin e inflacionit që ka ndodhur këto vite. Bëhet fjalë për një udhëzim të vitit 2018, ndërkohë që ne kemi pasur krizë çmimesh nga Covid-19, nga pandemia e gjatë, por edhe nga kushtet e luftës së Ukrainës tani që po përjetojmë. Pra rreth 4 vite të paindeksuara çmimet, imagjinoni çfarë lloj ushqimi marrin dhe çfarë kuote ditore marrin fëmijët e kësaj jetimore.
 
Nga ana tjetër, Kontrolli i lartë i shtetit thotë një gjë që është me të vërtetë për të ardhur keq. Sipas shërbimit social shtetëror, menuja ditore e kësaj qendre do të duhej të ishte e përcaktuar nga një ekip i cili përbën në vetvete një seri profesionesh të ndryshme, siç janë mjekët, edukatorët, punonjësit socialë për të përcaktuar se kush do të ishte menuja. Kjo gjë nuk bëhet, nuk përcaktohet nga ky ekip multidisiplinor siç e thotë shërbimi social shtetëror. Dhe këtë e evidenton KLSH.
 Nga ana tjetër KLSH parashikon që ky institucion është një institucion që nuk i zbaton rregullat e miratuara nga vetë shteti. Kemi dështuar të gjithë si shtet. Ka dështuar qeveria, ka dështuar ministria e çështjeve sociale. Ka dështuar gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegësi shtetërore siç është mirëqenia e këtyre fëmijëve që është detyrë e shtetit.
 
Partia Demokratike e ka për detyrë, e ka për përgjegjësi dhe e ndjen që duhet të bëjë gjithçka në këtë drejtim për të arritur të drejtën në vend, por për të vënë para përgjegjësive ata që janë shkaktarët e kësaj situatë sot. Që nga ministrja e çështjeve sociale e deri tek edukatorja e fundit që mund të jetë përgjegjëse në këtë sistem të kalbur të keq administrimit të institucioneve rezidenciale publike ku janë fëmijët jetim sot. Ky nuk është rasti i vetëm, para pak ditësh unë jam njohur si deputete e Sarandës me rastin e shpisë së fëmijëve aty, abuzimi që bëhej aty , dhunës që kishte. Dhe një seri rastesh që ne duhet të ngremë këmbanën e alarmit.
 
Për të cilën Partia Demokratike fillimisht do të kërkojë thirjen në komision të ministres Ogerta Manastirliu. dëgjesë publike me grupin “Miqtë e fëmijëve” dhe pët të sensibilizuar atë që ka nevojë për t’u bërë për këta fëmijë. Nga ana tjetër unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, e parlamentit që të vendosin pikat mbi i, të thonë kush janë problematikat, kush janë përgjegjësit dhe çfarë duhet bërë qoftë nga ana e kontrollit të institucioneve, qoftë nga ana e bërjes së ligjeve dhe vendimeve të reja. Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik.

Politike

Pse u paraqitët 1 orë përpara në SPAK? Veliaj: Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga SPAK pas shumë orësh, pasi u mor në pyetje nga prokurorët.

Veliaj u pyet se përse u paraqit në SPAK një orë më përpara nga se ishte thirrur. Veliaj shmangu pyetjen, duke thënë se “mund të merreni me makinën e Fahri Balliun dhe milionerëve të opozitës”.

Erion Veliaj: Ka nisur mbledhja e këshillit Bashkiak dhe duhet të shkoj. Erdha një orë më parë. Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve të opozitës.

Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Kryemadhi: Nëse drejtësia do ishte e pavarur, paratë do u ktheheshin shqiptarëve

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga SPAK.

Në reagim, Kryemadhi shprehet se ajo dhe ekipi i saj i LSI-së që drejtonte më herët, vendosën një standard të ri për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar.

“Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare”, deklaron Kryemadhi.

 

 

Postimi i deputetes Monika Kryemadhi:

Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare.

Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër.

Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.

KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!

Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon “me mik”.

Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t’i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej.

E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça.

Kryemadhi2
Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Ish-kryeprokurorja zbulon se për cilat çështje hetimore do të pyetet

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka komentuar vizitën e Erion Veliajt në SPAK.

Imeraj theksoi se nuk përjashtohet mundësia që Veliaj të pyetet për një sërë çështjesh hetimore, jo vetëm për inceneratorët, por edhe për dosjen “5D”.

Elizabeta Imeraj: “Veliaj është thirrur për të parë shkalljen e përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. Është proces normal.

Ndoshta po merret në pyetje për një sërë procesesh hetimore. Thirrja është nga Prokuroria dhe nuk është shkuarje me vullnet të lire”.

Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Ironizon Korreshi: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar thirrje e kryebashkiakut Veliaj në SPAK dhe “përplasjen” me anëtarët e PD-së që ishin jashtë godinës.

Korreshi u shpreh se më në fund ka ardhur koha që të pyeten persona në pozitat e Veliajt, ndërsa nuk ka kursyer edhe ironitë, ku tha se erdhi koha që të gjithë shkojnë te dhoma e rrëfimit.

“Kolegët e mi nuk duhet t’i thonin hajdut, por zoti hajdut sepse nuk e kanë atë konfidencë. Më në fund erdhi radha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Por aty nuk falen kollaj gjynahet”, tha ai.

Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi që drejtuesi i institucionit të mos ketë dijeni mbi faktin se ku kanë përfunduar paratë.

“Për mua SPAK e kap lepurin me qerre. I vetmi institucion që mund të zhbëjë hallkat mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Krim i organizuar është edhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve në mënyrë institucionale”, tha ai.

Continue Reading

Politike

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”, Veliaj mesazh të ‘koduar’ para se të shkonte në SPAK?!

Mbrëmë, mediat pranë opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e gazetarë që njihen për sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të komentuar vajtjen e tij në SPAK ditën e sotme.

Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING