Connect with us

Aktualitet

12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT

12 punonjës policie mbetën të dëmtuar në përplasjet e dhunshme me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar për disa orë me radhë para Parlamentit të enjten, teksa zhvillohej seanca plenare.

18 personave u shoqëruan nga policia lidhur me incidentet dhe u shoqëruan në komisariatin nr.1 dhe nr.4.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, pasi një grup prej tyre shkatërruan me mjete të forta një automjet policie.

Punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës:

                1.            Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”;

                2.            Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2;

                3.            Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2;

                4.            Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3;

                5.            Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1;

                6.            Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5;

                7.            Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5;

                8.            Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë;

                9.            Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat;

                10.          Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat;

                11.          Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat;

                12.          Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.

Advertisement