Connect with us

Politike

12 viktima brenda një dite/ Berisha: Shteti për qytetarët nuk ekziston

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjeve të ditës së djeshme, ku humbën jetën 12 persona.

Në një postim në Facebook, Berisha e ka quajtur ditën e djeshme si ‘e premtja e zezë’, teksa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Kujtojmë se bilanci i humbjeve të jetëve u rëndua si pasojë e vdekjes në spital të një të riu që u përfshi gjatë natës në aksident.

Më tej Berisha është shprehur se dënon indiferencën kriminale për sigurinë e ujërave në vend.

Postimi i plotë:

 

 

Një e premte e zezë me 12 viktima, si në një vend pa shtet.

Të dashur miq, dje ishte një ditë tragjike në ujërat shqiptare dhe jo vetëm në to. Në ujërat e liqenit të Banjës u mbytën Arben Zogu, 46 vjeç, me dy djemtë e tij, Rubensin Zogu, 19 vjeç dhe Estin Zogu 14 vjeç, si dhe kushëririn e tyre Melsi Zogu, 20 vjeç. Kjo tragjedi e madhe familjare, që ka tronditur thellë shoqërinë tonë ishte plotësisht e parandalueshme, në rast se do ushtroheshin përgjegjësitë shtetërore, për përdorimin e liqenit për qëllime turistike, plazhi dhe noti. Por shteti, për qytetarët nuk ekziston.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe  banorëve të Gramshit, për këtë tragjedi të rëndë familjare, dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale, për sigurinë në ujërat e vendit, që shprehet kudo dhe në të gjitha fushat, ndërsa dje ka pasur edhe 8 viktima të tjera në ujëra, rrugë, kabina elektrike etj.

Politike

Hetimi pasuror/ Pas Kryemadhit, Ilir Meta në SPAK! Kreu i PL: Po shkoj te Dumdumani, s’guxon t’ia përmendë emrin Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror.

“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…

Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.

Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Lajm ne përditësim….

Continue Reading

Politike

Beleri: Askush s’e do integrimin e Shqipërisë në BE më shumë se unë

“As unë, as Greqia nuk e kemi si qëllim dëmtimin e interesave të Shqipërisë dhe perspektivën e saj europiane”. Kështu është shprehur Fredi Beleri, i sapozgjedhur eurodeputet, kryebashkiak po ashtu i zgjedhur i Himarës, por i dënuar në shkallën e parë me dy vite burg me akuzën e blerjes së votave.

Në një intervistë telefonike nga burgu për Reuters, Fredi Beleri kërkon lirimin e tij, duke e konsideruar vendimin të padrejtë: “As unë dhe besoj as qeveria greke nuk kemi asnjë qëllim të dëmtojmë pranimin e ndonjë vendi. Por, një Shqipëri që është anëtare e BE-së, por që nuk respekton shtetin e së drejtës dhe vullnetin e popullit nuk i përket familjes europiane. Nuk ka njeri që do që Shqipëria të jetë një vend normal europian më shumë se unë. Ata që më akuzojnë për përçarje, duhet të kërkojnë përgjigjen te populli i Himarës dhe populli grek”.

Beleri, i arrestuar vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 2023-shit, pritet të dalë në Gjykatën e Apelit të premten, ku ka ankimuar vendimin e dënimit për korrupsion zgjedhor. Ai vazhdon t’i cilësojë veprimet e drejtësisë ndaj tij të motivuara nga politika: “Vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im. Nuk ka asnjë provë kundër meje. Nuk ka mundësi që vendimi të jetë ndryshe në ndonjë shtet tjetër. Shqipëria nuk mund të sillet si një vend joeuropian”.

Rasti i Belerit ka acaruar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, fqinjëve ballkanikë, lidhjet e të cilëve shpesh janë acaruar për shkak të dallimeve kulturore dhe historike, si dhe emigrantëve të shumtë shqiptarë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri. Pasi Beleri u burgos vitin e kaluar, Greqia kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm dhe lejimin e tij të betohej si kryebashkiak, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas qeverisë Mitsotakis, Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e një kryebashkiaku të zgjedhur dhe se aderimi i saj në BE varet nga respektimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Politike

Rudina Hajdari kundër Berishës: Koha të largohet, të hapet PD dhe të…

Pas marrjes së vulës, Partia Demokratike ka një tjetër betejë më të madhe atë të hapjes së garës së ndershme në parti dhe rikthimin e figurave dhe një lidership të ri. Kështu u shpreh Rudina Hajdari në studion e Ditarit me Bruna Çfligun në A2 CNN, një ditë pasi gjykata e Apelit vendosi t’ia kalojë vulën e PD-së Sali Berishës. Duke i njohur meritat liderit historik të PD-së për fitoren e kësaj beteje, Hajdari thotë se është koha që ai të largohet dhe kjo parti të reformohet për të synuar zgjedhjet e ardhshme.

“Me fitimin e kësaj beteje PD ka një betejë tjetër, që është një lidership të ri të PD. një hapje të re të vërtetë të PD rikthim të shumë njerëzve dhe rikthim të figurave të reja. Unë mendoj që zoti Berisha fitoi një betejë shumë të madhe me rikthimin e vulës së PD, ishte dhe beteja e tij dhe shumë demokratëve të tjerë që treguan përkrahje për Rithemelimin, por ajo që pengon zoti Berisha janë dy gjëra; e para që ka kryer ciklin e tij. Ai do të jetë gjithmonë udhëheqësi shpirtëror i PD, por PD siç ka një të shkuar ka dhe një të ardhme dhe duke qenë se e ardhmja e PD duhet të jetë moderne dhe me figura të reja gjatë kësaj kohe të reformimit të PD. Duhet të bëjmë çka është mundur që të ringrejmë atë PD që të thithë atë elektoratin gri. Synimi duhet të jetë të fitojmë zgjedhjet e ardhshme”.

Për momentin ajo thotë se nuk e shikon këtë frymë në PD, por apelon që kjo forcë politike të shohë drejt 30 viteve të ardhshme. Ajo i bën thirrje Berishës që të hapë garën reale në PD për lidershipin e ri, pa njerëz të deleguar prej tij, pasi kjo, thekson Hajdari, do të ishte vdekje përfundimtare për PD-në.

“Nuk e shoh këtë frymë hapje në PD për momentin dhe është një gjë që duhet prekur e diskutuar dhe Berisha me vizionin e mençurinë e tij duhet të kuptojë që e ka përmbushur misionin e tij, ia ka çuar nderin në vend PD-së, duke i rikthyer vulën e simbolin PD. Është koha që PD të shohë drejt të ardhmes, për 30 vitet e ardhshme, por dhe 9 muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm dhe ai duhet të shpalosë vizionin dhe misionin e tij për lidershipin e ri. Duhet  të mbledhë kongresin e PD, të ketë zgjedhje të reja, të promovojë garën reale në PD. Nuk duhet të ketë garë të manipulueshme. Nëse do të kemi njerëz të deleguar nga Berisha në krye të PD kjo do të jetë një vdekje përfundimtare për PD. Ky është një moment kyç për PD dhe do e forcojmë dhe do të jetë konkurruese në zgjedhjet e ardhshme”.

Shpalljen non grata nga SHBA, Hadari e konsideron një problem personal të Sali Berishës, të cilin duhet ta zgjidhë përmes gjykatave. Ndërsa dëmin më të madh PD-së sipas saj ia ka bërë Lulzim Basha.

“Berisha ka një problem personal që lidhet me SHBA, dhe ai duhet ta zgjidhë përmes gjykatave, avokatëve dhe padyshim si kryetar i PD ai ndikon në marrëdhëniet tona dhe në qasjen e PD në publik. E bën më pak të besueshëm lidershipin. Berisha ka rolin e tij në PD, çdo ditë ka njerëz që e konsiderojnë si udhëheqës shpirtëror. Duhet të përballet vetë. Nëse do të isha në vendin e tij nuk do ta lejoja të ndikonte në PD, shpeshherë ka ndikuar. Berisha duhet ta zgjidhë me SHBA dhe kjo mund të ndodhë që të ndryshojë në të ardhmen. Është çështje personale e Berishës. Ajo që dëmtoi më shumë PD-në është lëvizja e Bashës që copëzoi partinë. Zotit Basha nuk i takonte në atë formë,  ishte thikë pas shpine”.

E pyetur nëse i beson drejtësisë, Hajdari tha se nuk duhet hedhur baltë mbi këto institucione, ndërsa theksoi se ditët kur politika ndikonte mbi gjyqësorin kanë ikur.

“Nuk duhet hedhur baltë mbi gjykatën kur nuk je dakord dhe kur je dakord ta mbështetësh. Dhe gjykatat janë të ndara ka njerëz që janë vënë në pikëpyetje nga mënyra si janë promovuar. Ne jemi duke mbyllur ciklin e reformës në drejtësi. Unë e mbështes si institucion SPAK-un, padyshim që nuk është perfekt, por duhet ta lëmë drejtësinë të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe ne si politikanë të bëjmë rrugën tonë që mos ndikojmë në gjykim apo të hedhim baltë mbi drejtësinë. Do ketë ndikim, por ditët e gjykatave të atëhershme kanë ikur dh politika nuk është më aq ndikuese”.

Dhe mesazhi i fundit që Hajdari ka për Partinë Demokratike është: “Sot është momenti të kthehemi në gjirin e partisë, por zgjidhja nuk është thjesht denoncimi i akteve që bën qeveria korrupsioni është kancer, por opozita duhet të fokusohet tek idetë e reja, sesi do të ishte Shqipëria nëse PD do ishte forcë qeverisëse” .

Continue Reading

Politike

“Kam një tufë komunistësh që më votojnë”, Duka: Duhet të futem te sqetulla e Berishës…

Endri Shabani shprehet në Repolitix mbrëmjen e sotme se Rama është gjithnjë fitues prej sistemit të padrejtë zgjedhor, pasi në 8 vite Rama dhe PS nuk kanë kaluar 48% të votave.

‘Edi Rama kampioni i madh i zgjedhjeve, ka 8 vjet që nuk e kalon 50%. Ka 48%. Sistemi zgjedhor nuk është e dorës së dytë. Me një tjetër formulë, do ishte o në opozitë ose në koalicion. E ka bërë sistemin që ai merr 5 apo 6 mandate që nuk i takon. Sistemi zgjedhor është dizenjuar për ti dhënë avantazh partisë më të madhe. Është dizenjuar nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Për të lënë jashtë çdo konkurrent me lista të mbyllura dhe kundërshtarë të jashtëm. Ky gjigandi i madh nuk ka guxim të konkurrojë me një sistem tjetër. ka bërë 52%, e ka penguar zotëria në mënyrë të  njëanshme koalicionet. Ka ndarë rajonet në mënyrë artificiale. Një mandat që duhet të kishte marrë Nisma Thurje në 2021, i ka shkuar Ramës. Koalicionet i ka hequr me ligj’, tha Shabani.

Nga ana tjetër, Ibsen Elezi thotë se koalicionet që lejon tashmë sistemi zgjedhor janë të tilla që nuk lejojnjë prodhimin e një shumatore votash.

‘Po mblodhe parti të kundërta nuk prodhon shumatore. Po mblodhe PD dhe LSI nuk prodhon shumatore’, shprehet Elezi.

Shabani shton se sistemi mund të bëjë që ai dhe Berisha të kandidojnë në të njëjtën listë. Në këtë mënyrë firorjnë një shumicë votash.

‘Imagjino të futet në një listë unë e Sali Berisha, a dal deputetë. Qytetari që nuk do të shohi as Sali Berishën as Ilir Metën as Edi Ramën. Ia ka heq të drejtën. I ka thënë futi tek xhepi i njërit prej tyre. Të bëjë një sistem të drejtë për qytetarin e zakonshëm’, shton Shabani.

Duka thekson se Rama i do për vete tepsinë dhe timonin, duke mbyllur çdo rrugë për të rinjtë në politikë dhe partitë e reja.

‘Kam një tufë komunistësh që më votojnë. Aty tek sqetlla e Berishës të jesh i sigurt që asfiksohen. Me siglën time kam identitetin tim. Jam para një fakti, ose të bëjë Pazar me Berishën, të hyj te sqetulla ose të bëj harakiri të dalë në vete. Edhe këta që vijnë me ide të reja, e kanë shumë të vështirë të hyjnë më vete. I kanë marrë frymën, nuk i lejnë. Si ka mundësi 4 mandate? Lëji Shqipërisë diçka. Leja mër burrë. Kaq shumë je i dashurum me pushtetin. I do vetëm, tepsinë vetëm, timonin vetëm. Mundet me sistemin e drejtë. Nuk e di aty brenda llojit, si nuk ka mundësi të mos flasi’, thotë Duka.

Continue Reading

Politike

“Të mos lejojë të afrohet në PD Argita dhe dhëndri”, Lesi: Berisha s’duhet të kandidojë për kryeministër

Nikollë Lesi e quan një vendim të drejtë atë të Apelit për t’ia kthyer vulën dhe logon e PD Sali Berishës, por për këtë ai thotë se ish-kryeministri duhet të falenderojë Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, pasi prej tyre arriti që ta fitonte këtë ‘betejë’.

I ftuar në Top Story, ai u shpreh se ajo që duhet të Berisha nëse do të dojë që PD të ftojë në zgjedhje, është që të mos kandidojë ai për kryeministër dhe të mos lejojë që të futen në parti vajza dhe dhëndri i tij.

“Vendimi ishte i duhuri, Berisha pas kësaj duhet të falënderojë shumë Bardhin dhe Gjekamrkajn se pa këtë grup nuk e merrte dot vulën. Berisha pas kësaj duhet të deklarojë publikisht se nuk do jetë kandidat për kryeministër i PD.

Unë e shoh të vështirë për të fituar PD. Po ashtu duhet të thotë se as Argita dhe as dhëndri nuk duhet të futen në PD. Argita është juriste shumë e mirë, por nuk ka pse afrohet në PD, fare!

Nëse do të vijë PD në pushtet, Berisha duhet të deklarojë në mënyrë kategorike të shpalli qeveri në hije, që do ishte e përbërë nga emra që nuk janë servilë të tij. Një qeveri me Bardhin, Palokën, Tabakun, Alizotin, Alimehmetin, Këllçin, Boçin, Gjekmarkajn.

Ky është një ekip që mund të ngjallë një shpresë. Janë emra me integritet. Mund të prekin elektoratin gri. Saliu e ka bërë epokën e vet, duhej të kishte ikur që në 2013. Ka ngelur për arsye të ndryshme. Le të ngelet kryetar i PD, por jo kandidat për kryeministër”, tha ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING