Kosova
Përfundon vizita humanitare, Jakup Krasniqi rikthehet në Hagë
Vizita humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vendlindje ka përfunduar. Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, Krasniqi pritet të rikthehet në Hagë, ku mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.
Leja për këtë vizitë u dha nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Sipas familjarëve, gjendja e saj nuk është e qëndrueshme dhe së fundmi ajo kishte marrë trajtim mjekësor në Turqi.
Kjo ishte hera e dytë që Krasniqit i lejohej të kthehej në Kosovë gjatë qëndrimit në Hagë. Vizita e parë ishte zhvilluar pas vdekjes së vëllait të tij.
Gjatë qëndrimit në vendlindje, pranë banesës së Krasniqit mbërritën edhe aktivistë të organizatës “Liria ka emër”, të cilët shprehën dëshirën për ta takuar.
Jakup Krasniqi është dënuar në shkallën e parë me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte. Vendimi është i shkallës së parë dhe procesi vijon sipas procedurave gjyqësore.