Aktualitet
Gentian Sala jep dorëheqjen/ U emërua për 5 vite, por largohet pa mbushur as një vit në detyrë
Gentian Sala është larguar nga drejtimi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Kreu i këtij institucioni mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra, të cilën e mori në shkurt të vitit 2025.
Sipas përcaktimeve ligjore, kryetari i AKEP-it propozohet nga Këshilli i Ministrave dhe ka një mandat pesëvjeçar.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të Gentian Salës dhe as nëse është propozuar një emër i ri për drejtimin e institucionit.