Bota
13-vjeçarja autike rrihet brutalisht në park
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një park.
Abbie Jarvis, 13 vjecarja autike nga Glasgow, u gjet e rrahur, gati deri në vdekje muajin qe shkoi.
Mamaja e të miturës thotë se vajza e saj mund të mos kthehet më në shkollë, për shkak të traumes dhe ankthit.
Angela Jarvis, tregon se pas nje shëtitjeje me miqtë, e gjen Abbie-n në makinen e nje prej prindërve, tërësisht pa ndjenja.
Në kokë dhe fytyre kishte shenja të dukshme goditjesh të forta, teksa këtë e tregonin enjtjet dhe fytyra e mbuluar në gjak.
Duke parë gjendjen e saj rruges për në spital, mamaja dyshonte se vajza mund të kishte përjetuar demtime ne tru.
Bota
Greqi/ Gjykata greke lë të lirë përdh*unuesin e shqiptares, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital
27-vjeçari palestinez, i cili akuzohet se ka rrahur, përdhunuar, goditur me thikë 33-vjeçaren shqiptare në Greqi, është liruar me kusht.
Kushtet e vendosura ndaj tij janë ndalimi i daljes nga vendi dhe paraqitja në komisariat tre herë në muaj. Sipas burimeve gjyqësore, provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij.
Megjithëse, 33-vjeçarja shqiptare nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të shërohet.
Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej dhe nuk kishte mundësi komunikimi me hetuesit.
Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të mundet të dëshmojë.
Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat dy herë në muaj. Madje gjykata nuk e mbajti edhe pse në trup iu gjet një thikë me lamë 22 cm si dhe një shkop me shenja gjaku me të cilin vetë ai pranoi se kishte dhunuar viktimën.
Priten rezultatet nga laboratorët e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara te shtëpia e braktisur.
Bota
Me flokë të rënë… fotoja e re e Kate Middleton trondit rrjetin
Në imazhin e ri, i cili po qarkullon në rrjetet sociale, Princesha e Uellsit mban veshur një shami një detaj që ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve duke pasur parasysh diagnozën e kancerit të shpallur më 22 mars.
Por fotoja e publikuar fillimisht në një faqe fansash është krijuar përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale. “Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”, thuhet në postimin që shoqëron imazhin në fjalë
Qëllimi ishte të mbështetej dhe inkurajohej princesha, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë dhe përballet me një sërë efektesh anësore, duke përfshirë rënien e flokëve, humbjen e peshës, lodhjen dhe të përzierat.
Bota
Greqi/ E rëndë, djali djeg babain e moshuar në oborrin e shtëpisë, ja çfarë ka dëshmuar në polici (FOTO)
GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ano Liosisë, ku është gjetur i djegur trupi i një të moshuari, të premten që lamë pas (21 maj 2024).
Sipas mediave greke, i moshuari kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë me parë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se arsyeja pse dogji të atin ishte se nuk kishte para për funeralin.
Viktima dhe djali 59-vjeçar jetonin në një shtëpi.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në lëvizje autoritete, të shqetësuar nga era e kufomës. Ata po \ashtu kanë dëshmuar se kanë parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborrin e shtëpisë.
I moshuari është gjetur i djegur, i mbuluar nga batanije dhe mbi një dyshek.
59-vjeçari punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike
Bota
“Zgjedhjet”, shkon në 25 numri i kandidatëve në vrarë në Meksikë
Situata në Meksikë vazhdon të jetë alarmante. Një tjetër kandidat u vra të premten në Puebla, më pak se 48 orë përpara hapjes së qendrave të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.
Gjatë këtyre zgjedhjeve janë shënuar shume vrasje të kandidatëve për poste lokale, sipas shifrave zyrtare.
Jorge Huerta Cabrera , një kandidat për një vend në këshillin e qytetit në Isúcar de Matamoros, një qytet me rreth 80,000 banorë, u vra, ndërsa gruaja u plagos, citon Agence France-Presse.
Sipas raportimeve të mediave meksikane, kandidati 30-vjeçar është goditur nga plumbat teksa po dilte nga makina e tij në mes të ditës.
Gjithsej 25 kandidatë në zgjedhjet lokale janë vrarë në Meksikë që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, sipas shifrave të qeverisë federale.
Ndërsa Organizata joqeveritare Data Cívica, nga ana e saj, raporton për rreth tridhjetë të vdekur kandidatë.
Bota
“Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re”/ Biden: Armëpushimi në Gaza do të zbatohet në tre faza
Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re armëpushimi, e cila madje është gati për tu zbatuar menjëherë. Në fjalën e tij, presidenti amerikan tha se plani për armëpushim, i propozuar nga Izraeli, do të zbatohet në tre faza.
Faza e parë përfshin një armëpushim të plotë dhe total dhe tërheqjen e ushtarëve të IDF nga të gjitha zonat e banuara në Gaza. Gjithashtu është planifikuar lirimi i disa prej pengjeve dhe shkëmbimi i tyre me të burgosur palestinezë. Gjithashtu Biden shtoi se 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rripin e Gazës.
Faza e dytë kërkon një ndërprerje të përhershme të armiqësive dhe lirimin e pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët e mbajtur nga Hamasi. Kjo do të thotë një fund i përhershëm i armiqësive. Së fundi, faza e tretë do të përfshijë restaurimin e Rripit të Gazës. Pasi të arrihet, kjo fazë do të përfshijë gjithashtu kthimin e eshtrave të pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit.
Biden shpjegoi se SHBA-ja është e fokusuar në mënyrë të pamëshirshme në gjetjen e një fundi të përhershëm të luftës dhe lirimin e pengjeve. SHBA synon të krijojë një të nesërme më të mirë për Rripin e Gazës.
Ai gjithashtu i kërkoi Hamasit të mbështeste planin. Është një moment me të vërtetë vendimtar. Izraeli ka bërë propozimin e tij dhe Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse vërtet e nënkupton këtë. Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen,” tha Biden.
Presidenti amerika tha se tani është koha që të gjithë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që Hamasi të vijë në tryezën e bisedimeve.
-
Pinknews22 hours ago
Meriton Mjekiqi del kundër babait të tij? Ja fotoja që Ilnisa poston
-
Pinknews22 hours ago
Heidi Baci surprizohet me një buqetë me lule, por nga kush? Ja story që poston bukuroshja
-
Pinknews23 hours ago
U “zhduk” nga studio e BBV dhe “braktisi” Heidin në festë, Romeo Veshaj thyen heshtjen dhe shfaqet krah…
-
Horoskopi11 hours ago
Në dashuri mos u tregoni të ndrojtur, pasi kjo fundjavë do të jetë mjaft e…
-
Kosova6 hours ago
Erdogan MBUSH Kosovën me armë, vizita e Kurtit në Turqi dhe marrëveshjet e firmosura
-
Aktualitet22 hours ago
Paralajmëron zyrtarja e lartë e OBSH-së: Rrezik i lartë i një pandemie tjetër në Evropë
-
Pinknews21 hours ago
“Për dashurinë dhe…”/ Egla Ceno vjen me një falenderim, por jo për Top Channel
-
Aktualitet21 hours ago
Akuzohet për pastrim parash, Apeli heq sekuestron e vendosur ndaj pasurive të biznesmenit Ago Gjolaj