Connect with us

Ekonomi

2.1 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë 9-mujorit/ Hyrjet nga Spanja ranë me 90%

/ATSH/

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në nëntëmujorin 2020 është 2.122.202, duke rënë me 61,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

INSTAT publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit përgjatë nëntë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 45,2 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në nëntëmujorin e 2020-s ka pësua rënie.

Referuar të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në nëntëmujorin 2020, është 2.208.821 duke rënë 50,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Renia e lartë e shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar vjen si rezultat i masave të rrepta kufizuese që po zbatojnë autoritetet në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen  e infeksionit të COVID-19, ku kufizimi i lëvizjes është ndër masat kryesore.

Shqipërinë e kanë vizituar gjatë vitit 2019 një numër rekord prej 6.4 milionë të huajsh, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *