Berisha- Kontrabandë naftë përveç qeverisë nuk mund të bëjë, se nafta nuk vjen me karrocë, por vetëm me anije. Janë kapur agjentë që vijnë nga Libia. Po kontejnerët harruat, që vijnë nga Kina, fshehin gjithçka dhe janë një vjedhje që nga koha e Lizës deri sot. Këto janë abuzime. Por marrin qiratë, Edi Rama i ndan si induligjencat, kujt i teket. Shteti në rast se nuk ia kthen me ligj, është i detyruar të japë qira më të lartë, të cilit shteti s’mund t’ia ndryshojë destinacioni. Por këta s’kanë moral, s’pyesin për asgjë. KLSH gjen miliarda në infrastrukturë. Ku Unaza e Tiranës nuk e di sa do shkojë. E ndan me dy kilometra, në një kohë kur tuneli i Krrabës është ndërtuar me 13 milionë kilometri. Ia lidhin sytë Llogarasë, por je i detyruar të ndërtosh me levderdinë më të madhe ekonomike. Po tuneli po të hapet, bllokohet se i ka ndërtuar shto dhe vidh. Me çfarë erdhi kjo Ballukja? Me helikopter? Po shkolla sa ndërton Ertion Veliaj? 700 mijë euro, me paratë e donatorëve i ndërtojnë 6 miljon euro. Prandaj ju silleni në këtë mënyrë. Marrëveshja Veliaj-Gjici, e tipit të ndaluar, përvec Gjicit që duhej të ndante paratë me Veliajn. Nuk leni procedurë pa thyer, nuk leni hajni pa bërë. Po sa janë 138 miliardë, janë dyfishi i fondit të pagave të Republikës së Shqipërisë, janë 1.5 herë fondi i pensioneve të Republikës së Shqipërisë, ligji ju pret. Dosja në SPAK mbyllet nga Edi Rama të gjitha i ka bërë Ogerta.

Braçe: Kur unë flisja për lopët, zotëria e të tjerët merreshin me Lulin, unë e njoh për gjumash e jo për lopë. Kush e ka zbuluar lopën tani, është shumë vonë.