Connect with us

Lifestyle

Të dëgjosh muzikë teksa bën ushtrime fizike? Ja çfarë thonë studimet…

Përveç humbjes së peshës një nga qëllimet më të mëdha pas vitit të ri është të bërit sa më shumë ushtrime fizike.Ushtrimet fizike ndihmojnë në shëndetin e zemrës dhe trurit, ndaj është shumë e rëndësishme që të bëni rregullisht aktivitet fizik.

 

Disa prej jush mendojnë se ushtrimet fizike bëhen më efektive nëse i kryeni duke dëgjuar muzikë ndaj dhe për këtë është bërë një eksperiment.

Duke përjashtuar shëtitjen, ecja e shpejtë rrit më shumë presionin e gjakut dhe lëshon hormonin e quajtur BDNF i cili ndihmon në stimulimin e qelizave të reja të trurit, që është shumë i nevojshëm gjatë viteve të plakjes.

Një nga problemet është se pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë ecje e shpejtë.

Ecje e shpejtë është e barabartë me sa shpejt mund të flasësh por jo të këndosh.

Një përkufizim më i qartë i “ecjes së shpejtë” është të bësh rreth 100 hapa në minutë. Dhe kjo nga ana tjetër mund të ndihmohet duke dëgjuar muzikë që ka të paktën kaq. Muzika si Dancing Queen nga Abba ose Hips Don’t Lie nga Shakira janë të duhurat për tu shoqëruar gjatë kohës që bëni ushtrime fizike veçanërisht ecje të shpejtë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *