Lifestyle
Qofte me patate
Një vakt që na kthen në fëmijëri. Qoftet me patate janë poaq të shijshme, sa ishin dikur.
Patatet e grira në rende lajini në ujë të ftohtë, thajini mirë e kullojuni lëngun e tepërt.
Vendosini në një enë të thellë, shtoni vezën, miellin, qepën e grirë në rende, kripën e piperin.
Bashkojini mirë derisa të fitoni një masë homogjene.
Vajin ngroheni në temperaturë mesatare. Pastaj duke mbushur 1/3 e filxhanit, merrni nga brumi i fituar dhe hidheni atë në vajin e nxehtë. Më pastaj qoften shtypeni lehtas me lopatë kuzhine duke e rrafshuar në trashësinë dhe formën e dëshiruar.
Qoftet skuqini në të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të bukur. Pastaj lërini të pushojnë në letër kuzhine.
Sipas dëshirës, para servimit spërkatini me pak magdanoz dhe shtalpë.
4 filxhanë patate të grira në rende
1 vezë
3 lugë gjelle miell
1 lugë qepë
1 lugëz kripë
¼ lugëz piper
vaj per skuqje
magdanoz
ajkë të thartë/shtalpë