Connect with us

Kronike

Rrëmbeu 30-vjeçaren, jepet vendimi për Musakun

Mario Musaku, i cili akuzohet si pengmarrësi i 30-vjeçares nga Durrësi Ersida Dyrmishi, është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e qytetit bregdetar.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura nën drejtimin e gjyqtarit Petraq Curri, ndërsa Prokuroria kishte ngritur ndaj tij edhe akuzën e “Dhunës në familje”.

Ndërkohë, në polici Musaku ka deklaruar se kishte njohje me nënën e 2 fëmijëve dhe se pëlqenin njëri-tjetrin, por ajo ka kundërshtuar bashkëjetesën e kërkuar nga ai.

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin”, tha ai në dëshminë e parë për uniformat blu.

Kështu që pas kundërshtimit nga ana e Ersida Dyrmishit, ai e ka mbajtur forcërisht në një banesë në zonën e Spitallës për 9 ditë me radhë.

30-vjeçarja në krahun tjetër ka deklaruar gjatë dëshmisë në polici se kërcënohej prej Musakut me jetën e 2 fëmijëve dhe bashkëshortit.

Hetimet kanë nxjerre në dritë se Musaku me precedentë penalë e ka mashtruar 30-vjeçaren dhe pasi e ka futur në banesë i ka kërkuar bashkëjetesën me dhunë.

Advertisement