Bota
Thatësira në Kinë ka prekur 2.5 milionë banorë
Thatësira në Kinë ka marrë përmasa të mëdha që kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak të valës së zgjatur të të nxehtit.
Sipas medieve ndërkombëtare, shkalla e thatësirës ka arritur nivel rekord, duke prekur drejtpërdrejt të paktën 2.5 milionë banorë, ndërkohë janë paraqitur probleme të shumta me furnizimin me energji elektrike.
Si rrjedhojë mijëra biznese janë detyruar të pezullojnë veprimtarinë e tyre.
Të premten e Kaluar, në vend u dha alarm për zgjatje të valës së të nxehtit.
Situata në provincën Sichuan është kritike sepse 80% të energjisë elektrike zona e merr nga energjia hidroelektrike.
Javën e kaluar, provinca vendosi një ndërprerje të energjisë për mijëra fabrika që u detyruan të mbylleshin. Midis tyre kompani të mëdha industriale, siç janë Toyota, Foxconn dhe Tesla.
Ndërkohë ka shqetësime serioze për lumin Yangtze, i treti më i madh në botë, i cili furnizon më shumë se 400 milionë kinezë me ujë të pijshëm dhe është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë kineze.
Në fakt, ai konsiderohet i një rëndësie kritike për zinxhirin global të furnizimit, por këtë verë niveli i lumit ra në një nivel shumë të ulët.