Bota
Brukseli: Hetim për incidentin e spiunazhit në Greqi
Skandali i spiunazhit politik në Greqi po trondit vendin duke ushtruar presion të madh ndaj qeverisë së Athinës. Sipas akuzave të bëra nga Thanasis Koukakis, një gazetar i specializuar në rastet e korrupsionit, virusi Predator është përdorur për të spiunuar eurodeputetin grek Nikos Androulakis. Qeveria greke mohon çdo përfshirje. Por historia arriti edhe në tryezën e Parlamentit dhe Komisionit Evropian.
“Siguria kombëtare është përgjegjësi e një shteti anëtar”, tha zëdhënës i Komisionit. Megjithatë, kur garantohet siguria kombëtare, shtetet anëtare duhet të zbatojnë ligjin e Bashkimit Evropian duke përfshirë jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”.
Gjithnjë e më shumë eurodeputetë po bëjnë thirrje për një hetim plenar dhe debat mbi këtë çështje.
Eurodeputetja gjermane Gabriele Bischoff, u shpreh
“Ne po insistojmë që një mision të niset në Greqi dhe të përpiqet të hedhë dritë mbi skandalin”
Komisioni Europian javën e ardhshme do të mbajë dy seanca me fokus spiunimin e qytetarëve. Nuk dihet ende nëse çështja greke do të jetë në rendin e ditës por një seancë specifike mund të mbahet më vonë.