Connect with us

Kosova

Tragjike/ Një tjetër vajzë përdhunohet në Kosovë

Përdhunohet një tjetër vajzë në Kosovë. Policia informon se ka qënë vetë viktima ajo e cila ka denoncuar se me 28 gusht në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të panjohur e kanë futur në makinë me forcë ku e kanë sulmuar seksualisht. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush janë personat përgjegjës.

NJOFTIMI I POLICISË:

SULM SEKSUAL/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. 

Ky sulm vjen pak pas bërjes publike të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona. Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë zhurmë në Kosovë, ndaj ditën e sotme është paralajmëruar dhe një protestë nga shoqëria civile.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *