Bota
Zjarr në tragetin me 270 njerëz në bord
Trageti ‘Stena Scandid’a ishte në rrugën e tij nga Letonia për në portin suedez të Nynäshamm kur flakët shpërthyen brenda një kontejneri frigoriferik në kuvertën e makinave.
Zjarri u shua me shpejtësi, por solli ndërprerje të energjisë elektrike. Trageti më pas u zhvendos në ishullin Gotland dhe nga frika se mund të fundosej, filloi evakuimi.
Rreth 30 persona, kryesisht familje dhe të moshuar, u transportuan me helikopter, por më pas operacioni u pezullua përkohësisht për shkak të errësirës.
Më vonë u bë e mundur rindezja e motorëve të tragetit me shumë se 270 njerëz në bord.