Bota
Liz Truss, Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe
Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar pas një gare të fortë mes saj dhe Rishi Sunak për të qënë lider I konservatorëve dhe rrjedhimisht në krye të vendit, pas dorëheqjes së Boris Johnson. Truss mori 81,326 vota, ndërsa Sunak 60,399
Truss po trashëgon një ekonomi në rënie në Britaninë e Madhe, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit.
Sipas asaj që shkruan BBC, sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.
Truss më parë kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime për të paguar ndaj shtetit.
Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të marten më 6 shtator, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë.