✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama sulmon protestën e thirrur nga PD-ja: Ja edhe mëma e dhunës

Djegia e ulëseve të vendosura nga kryeministri Edi Rama në kuadër të thirrjeve për dialog ka sjellë reagimin e kreut të qeverisë, pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shoqëruar me një video që tregon momentet e djegies së ulëseve, Rama ka akuzuar PD-në se nxit dhunën dhe se kërkon të marrë përgjegjësinë për atë që ai e cilësoi si “terror urban”.

“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.

Kryeministri e lidh veprimin e protestuesve të PD-së me episodet e mëparshme të protestave, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj opozitës dhe protestuesve. Reagimi vjen në një ditë kur protestat janë zhvilluar në disa pika të Tiranës, ndërsa përpara Ministrisë së Arsimit janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Advertisement