Politike
Klima e biznesit, Rama: Raportet e bëra, arbitrare
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, janë duke zhvilluar një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur reciprokisht kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj gjatë takimi me dhomat e biznesit, foli në lidhje me shqetësimet e ngritura nga biznesi si dhe zgjidhjet e ofruara nga qeveria për të përmirësuar rritjen e klimës së biznesit. Duke u ndalur tek nevoja e fuqisë punëtore, Ibrahimaj tha është hartuar e gjithë bazën ligjore që do të jetë gati në vitin e ardhshëm, dhe që të mos ketë dy aplikime një për leje qëndrimi dhe një për leje punësimi, por të ketë vetëm një aplikim, pasi sistemet do të ndërthuret.
Rama thirrje bizneseve: Të zhvillohen kurse që të ketë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT
Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim me bizneset, tha se në vend do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.
‘Do të ndërmarrim një proces intensive kontaktesh me kompanitë për të informuar me krijimin e kushteve sot në Shqipëri për të zhvilluar përmes kurseve që sot në Shqipëri ekzistojnë në mënyrë që biznesi të ketë shumë më tepër burime njerëzorë të kulifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT. Është e domosodoshme që kompanitë të marrin pjesë duke financuar ato burime njerëzore që duan për vete. Kërkesat e kompanive për më shumë burime njerëzore të kulfikuara në IT janë të shumta dhe janë në rritje. Të gjitha kompanive, kujt më shpejt dhe kujt më vonë i lind kjo nevojë. Tu japim mundësi shumë vajzave dhe djemve që të mirëpaguhen.’- tha Rama.
Klima e biznesit, Rama: Raportet janë arbitrare, s’janë pasqyruar zhvillimet pozitive! Do të përmirësojmë legjislacionin
Kryeministri Rama deklaroi sot në një takim me biznesin se legjislacioni që lidhet me klimën e biznesit është i prapambetur dhe do të përmirësohet, duke u përafruar me legjislacionin e vendeve të zhvilluara. Edhe pse pranoi problemet për klimën e biznesit, Rama megjithatë kundërshtoi raportet e dhomave të tregtisë që sipas tij bëjnë anketa jo profesionale dhe nuk pasqyrojnë zhvillimet pozitive.
“Dëshiroj të them që është shumë e nevojshme sipas meje që ndërpveprimi ynë me biznesin të jetë dinamik në vazhdimësi dhe për këtë arsye në duam të ndërtojmë një format të një dialogu. Që klima e biznesit ka problematika të veta kjo nuk diskutohet por mjafton t’i hedhësh një sy të gjitha hapave që janë bërë, nga procese të lodhshme, të zvarritshme, në procese që sot janë elektronike, janë pa kontakt fizik. Është e pamundur që kjo të mos reflektohet në raportet që bëjnë dhomat e tregtisë. Është e pamundur që ne të jemi peng i anketave, që bëhen në mënyrë jo profesionale, që në thelb cenojnë imazhin e vendin por edhe klimën e biznesit vetë.
Nuk mund të jemi pre e të dhënave të marra në mënyrë kaotike dhe dalin të dhëna që nuk përputhen me realitetin. Nuk ka asgjë që nuk përputhet me realitetin, por ama që sot është dita me natën jeta e një sipërmarrësi, e një importuesi, eksportuesi që i ka shumë më të pakta hallet që kishte dje për shkak të këtyre përmirësimeve.
Është e pamundur që Shqipëria nëpër raporte të dalë njësoj, siç kur kishte radha kilometrike në sportele, siç kur kishte kontrolle pa fund, siç kur kishte ‘prita’ në dogana apo pika kufitare dhe sot që të gjitha këto nuk ekzistojnë, sot janë të gjitha elektronike. Këto dalin njësoj nga arbitrariteti dhe nga anketime që bëhen në mënyrë jo profesionale. Kjo kërkesë e imja ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie me vendin, të të dyja palëve”, tha Rama.
Nevoja për fuqi punëtore, ministrja e Ekonomisë: Kemi gati bazën ligjore, leja e qëndrimit dhe leja e punës të bëhet me një aplikim
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj gjatë takimi me dhomat e biznesit, foli në lidhje me shqetësimet e ngritura nga biznesi si dhe zgjidhjet e ofruara nga qeveria për të përmirësuar rritjen e klimës së biznesit.
‘Sugjerimet më të mëdha kanë qenë për procesin e fiskalizimit. Kjo është reforma më madhorë që adiminstrata ka bërë. Një nga shqetësimet e ngritura nga dhomat e biznesit ka të bëjë me lejet e qëndrimit dhe lejet e punësimit për të huajit. Ne kemi hartuar të gjithë bazën ligjore që do të jetë gati në vitin e ardhshëm, që të mos ketë dy aplikime një për leje qëndrimi dhe një për leje punësimi, por të ketë vetëm një aplikim, pasi sistemet do të ndërthuret. Ligj i ri për arbitrazhet do të ndryshojë dhe shumë shpejt Ministria e Drejtësisë do të nis konsultimet për draftin e ri.’- u shpreh Ibrahimaj.
Duke u ndalur tek Ballkani i Hapur, Ibrahimaj tha se vetëm në vitin e fundit është rritur me 26 milionë euro tregtia me vendet e Ballkanit të Hapur.
‘Vetëm në vitin e fundit nëpërmjet nismave që kemi marrë, nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore dhe jo tarifore ne kemi arritur të rrisim me 26 milionë euro tregtinë me vendet e Ballkanit të Hapur, pra me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë. 28.5% janë rritur eksportet shqiptare gjatë 6 muajve të parë të vitit me Serbinë dhe 25.6% janë rritur eksportet e produkteve shqiptare ndaj Maqedonisë së Veriut.’- u shpreh Ibrahimaj.