Connect with us

Rajon

Vuçiç me negociatorët e BE: Nuk do ketë njohje të Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së të cilët ndodhen në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Qëllimi i vizitës së diplomatëve evropianë, këshilltarë të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë ditës së sotme, para vizitës në Beograd, këshilltarët  takuan kryeministrin e e Kosovës Albin Kurti.

Më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement