✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

KTHEJINI AKREPAT/ TE DIELEN VJEN NDRYSHIMI I MADH I ORES, JA ÇFARE NDODH

Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria do të kalojë nga ora verore në atë dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.

Ndryshimi kryhet çdo vit të dielën e fundit të tetorit dhe synon përshtatjen sezonale të orës me periudhën e vitit dhe orët e dritës natyrore.

Kalimi në kohën dimërore do të thotë se nata e së shtunës do të jetë një orë më e gjatë, ndërsa në mëngjes do të ketë më shumë dritë në orët e para të ditës.

Në Europë, ndryshimi sezonal i orës bazohet në një direktivë të vitit 1980, e cila nisi të zbatohej në vitin 1981.

Prej vitesh, Bashkimi Europian diskuton mundësinë e heqjes së këtij sistemi. Në vitin 2019, Parlamenti Europian mbështeti propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal të orës. Megjithatë, zbatimi i vendimit kërkon një marrëveshje mes shteteve anëtare, e cila ende nuk është arritur.

Për rrjedhojë, edhe këtë vit, qytetarët do të duhet të përshtatin orët e tyre me kalimin në kohën dimërore. Shumica e pajisjeve elektronike, si telefonat dhe kompjuterët, e kryejnë këtë ndryshim automatikisht.

Advertisement