✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Ka shkuar thika në asht’/ Këngëtarja Irma Libohova mesazh Ramës: Larg duart nga studentët

Këngëtarja Irma Libohova ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave në Tiranë, duke shprehur publikisht mbështetjen për protestuesit dhe duke kritikuar mënyrën se si po trajtohen qytetarët në rrugë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja ka përdorur tone të forta, duke kërkuar që policia të mos ushtrojë forcë ndaj nënave, grave, vajzave dhe studentëve. Ajo e ka lidhur reagimin e saj me shqetësimin për të ardhmen e të rinjve dhe ka bërë thirrje për largimin e qeverisë.

“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.

Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!

Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!

Me protestën!”, shkroi Irma Libohova.

Reagimi i këngëtares vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Zëri i saj i është bashkuar reagimeve publike kundër përdorimit të forcës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet për dialog dhe ulje të tensioneve do të ndikojnë në zhvillimet e ditëve në vijim.

Advertisement