Politike
Tre televizione në Shqipëri paguhen nga Moska
Avokati Spartak Ngjela u shpreh se sekretari i Shtetit Amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve.
Sipas tij, kishte edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja.
Ngjela: Sekretari i Shtetit Amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve. Shërbimet ruse dhe politika ruse kërkon që të futet në Shqipëri dhe me para do të futet. Kemi edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja. Atëherë nuk ishte SPAK në lojë. Unë e kam ditur dhe denoncuar se shërbimet ruse paguajnë këtu, nuk ka rëndësi se kë paguajnë. Politika shqiptare ka 2 shekuj që shitet.
Politika ruse kërkon që të blejë politikën shqiptare, por kam të dhëna që 3 televizionet kryesore financohen nga Rusia. E kam fakt, por nuk di emra. Se sa do të implikohen dhe sa do të precipitojë kjo ngjarje e sa do të hetojë ShBA-ja, nuk e di, por nëse ndodh do të kemi çudira.
Ngjela shtoi se SPAK ka të drejtë ta risinë çështjen penale nëse ka prova të reja dhe tha se çështja e Bashës është pushuar dhe nuk ka pasur pafajësi.
Ngjela: SPAK ka të drejtë ta risinë çështjen penale nëse ka prova të reja. Çështja ndaj Bashës nuk është pushuar me pafajësinë e Bashës dhe mund të rihapet sa herë gjendet një fakt, nuk është pafajësi. Por SPAK ka bërë një hapje për një ish-ministër. Se si ecin hetimet nuk e dimë. Çdo gjë mund të ndodhë sepse SPAK është shpresa jonë.