Rajon
E rëndë në Greqi, nëna mbyll vajzat në bodrum
Një 53-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi ka abuzuar me vajzat e saj.
Kanë qenë dy të rejat 18 dhe 24 vjeç që denoncuan nënë e tyre në polici, pasi kjo e fundit i ka mbyllur në bodrum.
Sipas protothema.gr 53-vjeçarja ka debatuar me të bijat.
Gruaja është acaruar aq shumë me të bijat sa që i ka mbyllur në bodrum.
Mirëpo ajo nuk ka llogaritur reagimin e vajzave, të cilat me të dalë nga bodrumi kanë nxituar për në Komisariat, ku kanë paditur nënën e tyre.