Politike
Zjarret ne vend/ Lamallari: Tre helikopterë të angazhuar, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamllari, ka reaguar pas zjarreve të fuqishme në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit.
Lammallari, teksa tregon pamjet e ndërhyrjeve në zonat e prekura, shkruan se po vijon puna nga toka dhe ajri.
Ndërkohë veçse zjarrfikësve, policisë, ushtrisë dhe shërbimeve vendore, për fikjen e zjarreve janë angazhuar 3 helikopterë.
“Prej orësh po përballemi me një situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe 3 helikopterëve.
Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar. Ju bëjmë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë“, shkruan Lamallari krahas videove.