Connect with us

Aktualitet

I dogjën makinën, Deizi: Ka gisht ish-kryebashkiaku

Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj automjeti para shtëpisë në një intervistë për Top Channel kërkoi ndihmë nga organet duke u shprehur se ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lidhje me një konflikt të vjetër.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, tha ajo.

Advertisement