Connect with us

Rajon

Nacionalisti serb Dodik pretendon fitoren

Bosnjë-Hercegovina, nacionalisti serb Dodik pretendon fitoren

Nga pikëpamja zyrtare, ende nuk është e qartë se kush është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve për presidencën e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës. Rezultati mund të zbulojë surpriza por Milorad Dodik – lideri serb i Bosnjës dhe anëtari në largim i presidencës trepalëshe – pretendon fitoren ndaj kundërshtares kryesore Jelena Trivić, konservatore pro-europiane.

Nga selia e tij, Dodik vazhdon të mbështesë referendumet ruse në Ukrainën lindore si model për copëtimin e Bosnjës. Ai pretendon triumfin dhe thekson se kaosi i rezultateve është pasojë e rregullave të reja zgjedhore.

Por Triviç nuk dorëzohet, duke theksuar se ka fituar dhe se kjo është një fitore e të gjithëve.

Sistemi i ndërlikuar zgjedhor u modifikua nga Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar për të zgjeruar fushëveprimin e përfaqësuesve politikë.

Ndërkohë, kandidate te moderuar kanë fituan edhe në Sarajevë dhe Mostar. Befasi paraqet humbja e nacionalistit mysliman Bakir Izetbegovic përballë myslimanit laik Denis Beciroviç.

Advertisement