Politike
Kokalari sulmon Berishën: I mbaruar, e ke merituar Bashën
Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar hapur kryedemokratin Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se shumë herë i ka thënë Berishës se po manipuloheshin zgjedhjet në Kryesi, por që ai nuk u ka kushtuar rëndësi ankesave kundër Belind Këlliçit. E njëjta gjë sipas aktivistes ka ndodhur dhe me Forumin Rinor të Partisë Demokratike e do të ndodhë dhe me primaret që sipas Berishës do të organizohen për të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Kokalari e konsideron të mbaruar Partinë Demokratike bashkë me luftën e nisur ndaj kryeministrit Edi Rama.
Statusi i plotë:
Turp te te vij Sali Berisha!!
Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime.
Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”
Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen.
Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!!
Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PD-ja te hiqej si konservatore.
Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën.
Ju jeni te gjithë të mbaruar!
Pakënaqësia e Kokalarit me PD-në ka nisur që në zgjedhjet për Kryesinë e PD-së. Ajo akuzoi hapur Belind Këlliçin se po manipulonte votat, pasi ky i fundit rezultoi më i votuar nga demokratët. Këlliçi e paditi për shpifje dhe përballja mes tyre vijon në gjykatë. Akuzat e Kokalarit vijuan edhe ditët e fundit pas zgjedhjeve në FRPD, pasi në krye u zgjodh Besart Xhaferri, i cili mori besimin e 5256 të rinjve demokratë. Madje një natë më parë ajo u përplas me Grigels Muçollarin teksa debatonin në emisionin “Të paekspozuarit”.