Connect with us

Rajon

I dënuar me burg përjetë, arratiset shqiptari në Greqi

Arratiset një shqiptar nga burgu i Domokos, Greqi. Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në organizate kriminale trafiku droge dhe armëmbajtje pa leje, kishte marrë leje dhe duhet të kthehej në burg në datën 6 tetor.

Rezulton se nuk është kthyer dhe është shpallur person në kërkim.

Sipas njoftimit, 48-vjeçari ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe armëve, vepra për të cilat ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Advertisement