Connect with us

Pinknews

Këngëtarja shqiptare ‘zhytet’ në luks

Melinda Ademi është një nga reperet, e cila ka fituar zemrat e publikut në një kohë shumë të shkurtër.

Fillimet nuk i ka pasur të lehta, siç ka deklaruar vetë ajo, por tashmë numëron shumë hite muzikore, që i kanë sjellë sukses, por dhe shumë para.

Së fundmi rep-artistja, ka publikuar disa foto në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet me një makinë luksoze të tipit Audi A8L 5.0 TDI të vitit 2022.

Mediat raportojnë se vlera e kësaj makine kushton rreth 88 mijë euro, një shifër kjo goxha “e kripur”, dhe e pakapshme për shumë artistë. Gjithsesi, këngëtarja nuk ka hezituar t’ia bëjë këtë dhuratë vetes dhe të shijojë momente adrenaline në mjetin e saj të ri.

Advertisement