Bota
Paralajmërimi i Medvedev: Do ketë sulme të tjera
RUSI– Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmirty Medvedev ka reaguar për shpërthimet e njëpasnjëshme në Ukrainë.
Duke shkruar në Telegram, ai përsëriti se sulmet do të vijojnë dhe do të jenë më të ashpra. Ai shtoi se sulmi do të vazhdojë deri në shpërbërjen e regjimit politik të Ukrainës.
“Episodi i parë është luajtur. Do të ketë të tjerë. Unë do të shpreh qëndrimin tim personal. Nuk mund të mos e përmend tani. Shteti ukrainas në konfigurimin e tij aktual me regjimin politik nazist do të përbëjë një kërcënim të vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për Rusinë. Përveç mbrojtjes së popullit tonë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit, qëllimi i veprimeve tona të ardhshme, për mendimin tim, duhet të jetë shpërbërja e plotë e regjimit politik të Ukrainës”, tha ai.