✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Netanyahu zbulon planet e Izraelit: Do rrëzojmë regjimin e Iranit dhe do eliminojmë Hamasin e Hezbollahun!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të eliminojë Hamasin, do të mposhtë dhe rrëzojë regjimin e Iranit dhe do të merret me Hezbollahun, i cili tha se gjithashtu do të bjerë.

Duke folur në një ceremoni për personelin e shquar ‘Shin Bet 2025’ në Rezidencën e Presidentit, Netanyahu vlerësoi gjithashtu punën e agjencisë së sigurisë së brendshme.

“Në Rripin e Gazës, po dëshmojmë një fenomen që mendoj se i habit të gjithë. Po i qërojmë hesapet me këta vrasës që vranë popullin tonë, vajzat tona, gratë dhe fëmijët tanë më 7 tetor. Dhe po i qërojmë hesapet me këdo që ka mbetur, dhe nuk kanë mbetur shumë sepse po merremi me ta.  Kur u themi terroristëve: ‘Askush nuk është imun, do t’ju arrijmë të gjithëve’, ju në fakt po e zbatoni këtë në praktikë”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se dëshira e Iranit dhe aleatëve të tij për të shkatërruar shtetin e Izraelit nuk është zhdukur, thjesht është dobësuar.

“Ne do ta eliminojmë Hamasin dhe para së gjithash do ta mposhtim regjimin në Iran. Do ta rrëzojmë atë. Ai do të bjerë. Ne gjithashtu do të merremi me Hezbollahun dhe ai gjithashtu do të bjerë”, përfundoi ai.

Advertisement