Thinking ...
Connect with us

Kosova

‘Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë’

Ambasadori Richard Grenell, dikur i dërguari special i Presidentit Trump me misione speciale të SHBA, dhe sot i afërt me administratën e tij, ka kritikuar ashpër Gjykatën e Hagës pas vendimit për të dënuar me 81 vite burg 4 ish-liderët e UCK-së, duke thënë se vendimi ishte i motivuar politikisht.

Grennell tha se Kosova nuk ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të vendosë për këtë shtet dhe popullin e saj.

“Kosova dhe gjykatat e Kosovës duhet të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe për çështjet që janë të rëndësishme. Nuk kemi nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën. Mendoj se SHBA-ja do të bëjë atë që është në interesin më të mirë të SHBA-së dhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë, të veprojë në interesin e saj, të veprojë në emër të Kosovës dhe jo të lejojë që një gjykatë ndërkombëtare të vendosë për të, por ta përballojë vetë këtë situatë” – Deklaroi Grenell duke shtuar:

“Mendoj se problemi është që të mos përdoren gjykata që marrin vendime të ndikuara politikisht. Duhet ta vendosë kryeministri dhe Parlamenti se cili do të jetë hapi i rradhes. Mendoj se gjykatat e Kosovës duhet t’i vendosin vetë këto çështje”

Advertisement