Kronike
Tragjedi në minierën e Bulqizës
Kujtim Lili, 52-vjeç nga Klosi, ka humbur jetën teksa po punonte në një minierë në Bulqizë.
‘Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.’- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.