Connect with us

Kronike

Gjurmë të Ervis Martinajt në Vlorë/ Flet Rrumbullaku

Prej disa ditësh Vlora është “rrethuar” nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, megjithëse deri më tani nuk ka një rezultat konkret për operacionet e vazhdueshme të zhvilluara kohët e fundit.

Sot policia e Vlorës pati një dalje për mediat, ku u pyet nga gazetarët nëse po kërkohet për fatin e Ervis Martinajt në këtë qytet? Këtë pyetje policia e Vlorës, as nuk e ka mohuar po as nuk e ka pohuar, duke thënë se ka një plan të detajuar për kontrollet.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim në lidhje me procedimet që kanë ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.

I pyetur a ka indicie policia që Martinaj ka qenë në Vlorë, zyrtari i Policisë tha se “është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës. Strukturat e DVP Vlorë mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera policore për çfarëdo lloj verifikimi apo operacioni në terren”.

Fati i Ervis Martinajt, flet Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se nuk ka asgjë për të shtuar për fatin e  Ervis Martinajt deri më sot.

“Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.” tha Rrumbullaku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha sot në një deklaratë për mediat se efektivët nuk janë nën presionin e askujt pas sulmeve kibernetike dhe emrave të ekspozuar.

“Nuk ka informacion të klasifikuar pavarësisht instagramit dhe rrjetit. Duhet të keni informacionin për sistemin Deep Sea është motor kërkimi. Nuk ka database nuk ka të dhëna. Nuk kemi asgjë të ekspozuar, megjithatë ekspertiza do e tregojë. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre”, tha Rrumbullaku.

Advertisement