Kosova
Qeveria: 100 euro për pensionistët dhe studentët
Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të japë 100 euro ndihmë për pensionistët. Në mbledhjen e fundit, është vendosur që të shkojnë mbi 28 milionë euro që qytetarët të kenë më të lehtë të përballojnë rritjen e çmimeve.
Në këtë ndarje buxhetore do të ndahen 100 eurot e parapara për pensionistët në kuadër të Pakos së Inflacionit.
“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, kemi paraparë mbështetjen me shumë të menjëhershme me shumë prej 100 euro për pensionistët tonë”, tha kryeministri Albin Kurti.
Pensionet do të shpërndahen në mes të muajit.
Ndër të tjera, Kosova ka vendosur shtesë me 50 euro në muaj për punëtorët e sektorit publik deri në fund të vitit dhe shumë të përnjëhershme prej 100 eurosh për studentët.