Kronike
Kasaphanë në Klos, dy të vrarë dhe disa të plagosur
KLOS- Të shtëna me armë zjarri në Klos, vritet një person, disa të plagosur
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje.
Lajmi në përditësim…
• Vrasje në Klos. Një 17-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Klos. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në qytezën e vogël në Veri të Shqipërisë. • Banorëtkanë mbuluar trupin e viktimës me një batanije, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Lajmi në përditësim…
Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja në Klos. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin. Paraprakisht është konfirmuar një 17-vjeçar i vdekur, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Po ashtu, raportohet edhe për disa të plagosur.
Ngjarja është në zhvillim pasi sapo ka ndodhur në mes të Klosit.
Lajmi në përditësim…
Nga të shtënat me armë në Klos ka mbetur i vdekur Danjel Hasula. I ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Lajmi në përditësim…
Ka shkuar në dy numri i viktimave në Klos. ntv.al mëson se krahas 17-vjeçarit Kenado Shira ka ndërruar jetë në spital edhe babai i tij, një 44-vjeçar, Liri Shira. Viktima u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.
Krahas tyre, mësohet se janë edhe disa të plagosur. Ngjarja sapo ka ndodhur në Klos dhe informacionet janë kontradiktore në lidhje me viktimat, të plagosurit si edhe shkaqet që çuan në këtë kasaphanë në mes të qytezës.
Lajmi në përditësim…
E FUNDIT/ Vret veten autori i ekzekutimit të dyfishtë në Klos
Ka marrë përmasa tragjike konflikti në Klos. Pas vrasjes së babë e bir, Renato dhe Liri Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga policia.
Por, sipas kreut të Policisë së Matit, autori i dyshuar i ngjarjes ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.
Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu